LAJMI I FUNDIT:

Rishpërndahen 200 milionë euro, u hoqën nga ministritë që nuk realizuan shpenzimet

Rishpërndahen 200 milionë euro, u hoqën nga ministritë që nuk realizuan shpenzimet

Qeveria e Shqipërisë ka rishpërndarë sërish fondet buxhetore me një akt të dytë normativ brenda vitit.

Ndryshimi i buxhetit bëhet për shkak të mosrealizimit të programeve të caktuara dhe dërgimit të fondeve në programet e tjera me ecuri të mirë.

Në këtë rast performanca më e mirë është vërejtur te ministria e Infrastrukturës, ku me aktin e ri normativ, i janë shtuar 6.45 miliardë lekë, shumica prej tyre në transportin rrugor dhe infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit. Nga fillim-viti ky institucion ka marrë 13.6 miliardë lekë më shumë.


Ndërkohë i janë shtuar 2 miliardë lekë bashkive, duke i vendosur kushtin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Ndërsa 1.48 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen e shtresave në nevojë. Nga krahu tjetër qeveria ka vendosur 3 miliardë lekësh si hua për shoqërinë AlbControl.

Çfarë bie tjetër në sy është fakti se me rishikimin e fundit, qeveria tregon se ka marrë 70 milionë euro më pak financim të huaj, gjë që ka ulur vlerën e shpenzimeve kapitale. 90% e vlerës së financimeve të huaja janë zëvendësuar me fonde të brendshme buxhetore.

Ndërkohë qeveria i ka hequr Ministrisë së Mbrojtjes pjesën më të madhe të fondeve me gati 4 miliardë lekë. Për herë të dytë shkurtohen fondet nga shëndetësia.

Te Ministria e Drejtësisë janë hequr rreth 2.2 miliardë lekë, kryesisht te zëri i kompensimit të pronarëve. Procesi ka ndalur pas një padie në gjykatë kushtetuese që po shqyrtohet.

Zbritje ka edhe për Fondin Shqiptar të Zhvillimit si dhe në programin qeveritar e-qeverisja. Në total, ministrive të linjës dhe institucioneve buxhetore u janë hequr 70 milionë euro. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori