LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i procedurës penale si mjet i jashtëzakonshëm juridik në procedurën penale

Rishikimi i procedurës penale si mjet i jashtëzakonshëm juridik në procedurën penale

Ardita Morina
Avokate

Rishikimi i procedurës penale mund të paraqitet në bazë të drejtave të siguruara me Kodin e Procedurës Penale dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Pala mund të kërkojë rishikimin e procedurës penale brenda 2 vitesh nga aktgjykimi i formës së prerë ose me aktvendim i formës së prerë për pushimin e procedurës penale. Pala paraqet kërkesën Gjykatës Themelore e cila ka nxjerrë aktgjykimin e formës së prerë dhe ia përcjellë të gjitha kërkesat e vlefshme Gjykatës Supreme.

Aktgjykimi i formës së prerë mund të ndryshohet edhe pa rishikimin e procedurës penale kur dy ose më shumë aktgjykime të të njëjtit person të dënuar janë shqiptuar në formë të prerë disa dënime pa i zbatuar dispozitat për shqiptimin e dënimit unik për veprën penale në bashkim, ose për disa vepra penale është shqiptuar dënim unik pjesërisht ose nuk mund të ekzekutohet për shkak të amnistisë, faljes ose për shkaqe të tjera.

Procedura penale e pushuar në formë të prerë para fillimit të shqyrtimit gjyqësorë mund të rishikohet kur prokurori i shtetit tërhiqet nga aktakuza dhe vërtetohet se tërheqja është pasojë e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare të prokurorit të shtetit. Nëse aktakuza hedhet në mungesë të provash të mjaftueshme, për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale dhe nëse zbulohen dhe mblidhen prova dhe fakte të reja, atëherë mund të ngrihet aktakuzë e re ku kolegji shqyrtues vendos se provat dhe faktet e arsyetojnë këtë.

Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet nëse: provohet se aktgjykimi është mbështetur në dokumente të falsifikuara ose në deklarim të rremë të dëshmitarit, ekspertit, përkthyesit; provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari ose personi që ka ndërmarrë veprimet hetimore; zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja, të cilat vet ose së bashku me provat e mëparshme e arsyetojnë pafajësinë e personit të dënuar ose dënimin e tij sipas një dispozite me të butë penale; personi për të njëjtën vepër penale është gjykuar disa herë ose kur disa persona janë dënuar për vepër të njëjtë të cilën ka mund të kryej vetëm një person ose disa prej tyre.

Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet vetëm në favor të pandehurit. Rishikimi i procedurës penale mund të kërkojnë palët dhe mbrojtësi. Rishikimi mund të kërkohet edhe pasi i dënuari mban dënimin, pavarësisht nga afati i parashkrimit, amnistisë ose faljes.

Gjykata me aktvendim e hedh poshtë nëse vërteton se kërkesën e ka parashtruar personi i paautorizuar; nuk ka bazë ligjore për rishikim të procedurës; faktet dhe provat në të cilat mbështetet kërkesa janë paraqitur në kërkesën e mëparshme për rishikim të procedurës e cila është refuzuar me aktvendim të formës së prerë; faktet dhe provat nuk ofrojnë arsye për lejim të rishikimit të procedurës.

Nëse gjykata nuk e hedh kërkesën, atëherë kopja i dërgohet prokurorit të shtetit ose palës kundërshtare, që ka të drejtë afat prej 8 ditësh të përgjigjet. Pasi të ketë marrë kërkesën gjykata, kryetari i kolegjit shqyrtues urdhëron gjurmimin, shqyrtimin e fakteve dhe provave të paraqitura dhe japin përgjigjen e tyre.

Gjykata duke u bazuar në rezultatet e hetimit aprovon kërkesën dhe lejon rishikimin e procedurës penale ose e refuzon kërkesën.

Kur gjykata vlerëson se shkaqet për të cilat është lejuar rishikimi i procedurës penale janë në dobi të një bashkë-akuzuari, i cili nuk ka paraqitur kërkesë për rishikim të procedurës penale, atëherë vepron sipas detyrës zyrtare sikur kërkesa e tillë është paraqitur.

Në aktvendim me të cilën lejohet rishikimi i procedurës penale, gjykata urdhëron caktimin e menjëhershëm të shqyrtimit të ri gjyqësor ose çështjen në fazën e hetimit, kur hetimi nuk është zbatuar mirë. Gjykata urdhëron që ekzekutimi i aktgjykimit të shtyhet ose të ndërpritet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Bëje vet
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

Lifestyle
Kalo në kategori