Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, këtë javë u largua nga posti dhe u emërua kryetar i Këshillit të Sigurisë, dy pyetje të mëdha ishin në mendjen e të gjithëve. Çfarë dobie sjell pasardhësi i tij Andrei Belousov dhe çfarë do të ndodh me ish-kreun e Këshillit të Sigurisë, Nikolai Patrushev – i njohur si njeriu i dytë më i fuqishëm në Rusi dhe i cili nga shumë njerëz shihej si pasardhësi i mundshëm i Vladimir Putinit ?
Pyetja e dytë ka përgjigje të drejtpërdrejtë. Duket se Patrushevi po mënjanohet. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dje tha se Patrushevi është caktuar në pozicionin e rëndësishëm të ndihmësit presidencial të ndërtimit të anijeve – duke përjashtuar çdo lëvizje të mëtejshme të papritur, fjala është për një degradim të konsiderueshëm të rolit të tij.
Është paksa më e ndërlikuar çështja se çfarë do të thotë largimi i Shoigut, por mund të jetë gjithashtu tregues i shembullit të Putinit i cili e neutralizon aleatin i cili është bërë shumë i fuqishëm. Riorganizimi i Kremlinit fillimisht u interpretua si spastrim shumë i nevojshëm kundër korrupsionit brenda aparatit të sigurisë së Rusisë. Muajin e kaluar ndodhi arrestimi i aleatit të ngushtë të Shoigut, zëvendësministrit të Mbrojtjes, Timur Ivanov, si dhe ndalimi i raportuar në këtë javë për akuzat e paspecifikuara penale kundër Yuri Kuznetsovit – një tjetër figurë e lartë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Por, politologu rus Mikhail Savva këmbëngul se shkarkimi i Shoigut dhe emërimi i Belousovit si ministër i ri i Mbrojtjes, “nuk kanë të bëjnë fare me korrupsionin e Shoigut”, duke shtuar se “në ato qarqe të gjithë vjedhin”. Bëhet fjalë për dy gjëra: rimarrjen e kontrollit të shpenzimeve ushtarake dhe heqjen e çdo kërcënimi ndaj pushtetit të Putinit.
Belousovi përshkruhet si “burokrat i besueshëm mes burokratëve” dhe “Albert Speeri [zyrtar i Gjermanisë naziste] i Presidentit Putin” i cili do ta çojë kompleksin industrial ushtarak të Rusisë në nivel të ri efikasiteti. Një mori e blogerëve në Rusi të cilët janë pro luftës, e kanë mirëpritur atë si menaxher teknokrat i cili do të bëjë auditimin e plotë të shpenzimeve ushtarake dhe do të menaxhojë financat dhe prokurimet jetike për ushtrinë, por çështjet ushtarake do t’ia lërë Shtabit të Përgjithshëm.
Duke e vënë një ekonomist në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili beson fuqishëm se shteti duhet të jetë shtytësi kryesor i ekonomisë, Putini po i tregon botës se gjithë Rusinë po e kthen në një makinë lufte dhe se këtë e mendon për staza të gjata. Për këtë ka nevojë për një teknokrat të mirë i cili mbi të gjitha është besnik.
Në të vërtetë, ndryshe nga Shoigu, Belousovi nuk vjen me bazë pushteti apo klan të ndjekësve besnikë. Është borxhli i Putinit për këtë post, është introvert i cili nuk kërkon vëmendje dhe më e rëndësishmja është se nuk kërcënon të ndërtojë një bazë paralele të pushtetit kundrejt Putininit. Vladimir Osechkin, komentator politik në mërgim me lidhje të ngushta në aparatin e sigurisë, shpjegon se Putini është tmerruar nga përsëritja e ngjarjeve të qershorit të kaluar, kur Yevgeny Prigozhini udhëhoqi rebelimin kryengritës.
Pra, nëse duket i çuditshëm shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes, ndërkohë që gjërat po lëvizin në front, është pikërisht ky sukses se pse Putini tani mund ta lë mënjanë Shoigun. Sipas Ivan Preobrazhenskyt, komentator politik rus dhe anëtar i Forumit “Rusia e Lirë”, “Putini kishte frikë nga ndryshimi i pozitës së lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, derisa fronti ishte i paqëndrueshëm”.
E gjithë kjo shpërfaq frikën e Putinit nga betejat për pushtet brenda Kremlinit dhe ndërgjegjësimin se, teksa e ndërton pushtetin e vet absolut, ka të çara të cilat mund të zgjerohen nëse ai nuk i merr masat parandaluese. Në këtë kontekst, është interesant të shikojmë disa nga emërimet e tjera të ditëve të fundit.
Derisa Patrushevit i është dhënë detyra e palakmueshme për të mbikëqyrur ndërtimin e anijeve, për t’i zëvendësuar ato të cilat janë shkatërruar nga dronët ukrainas, djali i tij Dmitry është promovuar nga ministri i Bujqësisë në zëvendëskryeministrin përgjegjës për bujqësinë. Një tjetër pozicionim dinastik ndodhi gjithashtu në fundjavë, kur Putini e emëroi Boris Kovalchukun, djalin e këshilltarit të tij më të afërt dhe financierit kryesor Yuri Kovalchuk, si kreun e Dhomës së Auditimit të Rusisë.
Duke i vendosur fëmijët e këshilltarëve të tij të ngushtë në pozita të spikatura, Putini tregon se po luan në distanca të gjata dhe se po e bën çdo përpjekje për të siguruar të ardhmen e tij dhe të aleatëve të tij më të ngushtë. Ai po i sinjalizon ata se tash për tash janë të sigurt, por duke e lidhur gjeneratën e ardhshme të liderëve me mbijetesën e tij politike, po ia këput krahët çdo kërcënimi të mundshëm përmes balancimit të hartuar me kujdes.
Mark Galeotti, drejtori i Qendrës Mayak dhe historian i specializuar për Rusinë, shpjegon se Shoigu nuk ka gjasa të trashëgojë shumë pushtet në postin e tij të ri në Këshillin e Sigurisë. Patrushevi shihej si shumë me ndikim në atë rol, por kjo pjesërisht buron nga personaliteti i tij dhe nga e kaluara e tij – si besnik i vjetër i Putinit në Shën Petersburg dhe si ish-kreu i FSB-së.
Në pozicionin e tij të ri, Shoigu do të mbikëqyr edhe shërbimin federal për bashkëpunimin ushtarako-teknik. Midis kësaj dhe Patrushevit si ndihmës për ndërtim të anijeve, krerët nominalë të disa prej sektorëve më të korruptuar të ekonomisë ruse kontrollohen nga Putini. Putini, në fakt, sapo e ka vënë gjithë kompleksin industrial ushtarak nën kontrollin presidencial, duke rritur kështu fuqinë e tij personale me marrjen përsipër të të gjithë ekonomisë së luftës dhe mundësive për korrupsion që vijnë me të.
Në afat të shkurtër, kjo e bën Putinin të duket edhe më i pathyeshëm dhe e nënvizon faktin se ai nuk është i interesuar për asnjë lloj paqeje që do t’ia jepte fundin luftës e cila e ushqen fuqinë e tij politike dhe materiale. Gjithashtu, tregon se sa i kujdesshëm është ndaj sfiduesve politikë dhe kjo atë e bën shumë të cenueshëm nëse lufta nuk shkon sipas tij. Në planin afatmesëm dhe afatgjatë kjo do të sjell katastrofën për ekonominë ruse, pasi lufta shteron burimet dhe fuqinë njerëzore në një cikël prodhimi qëllimi i vetëm i të cilit është të ushqejë luftën.
Ata të cilin mendojnë se Putini do të ishte i hapur për të negociuar për një pjesë të Ukrainës lindore dhe Krimesë, duhet ta kenë parasysh këtë kur shpresojnë për një përfundim të shpejtë të negociuar të kësaj lufte. Putini ka nevojë për luftë për të mbijetuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri