Rio Ferdinand i ka kërkuar ish-klubit të tij Manchester United që të bëjnë përpjekje për transferimin e Victor Osimhen dhe jo Viktor Gyokeres. 

Në një intervistë për Mirror Sport, Ferdinand e ka cilësuar nigerianin si zgjidhjen e duhur për të shtuar më shumë fuqi në sulmin e Unitedit. 


Aventurat e Osimhen në Francë, Itali dhe Turqi e bëjnë atë një lojtar të dëshmuar në këtë aspekt sipas legjendës së United. 

Sulmuesi i Napolit e kaloi sezonin e kaluar në huazim tek Galatasaray, atje ku realizoi 37 gola në 45 ndeshje në të gjitha garat. 

United e ka ringjallur interesimin e tyre për Osimhen, por duket se ata do të konkurrojnë me Arsenalin për shërbimet e Gyokeres. 

Sulmuesi suedez ka një klauzolë lirimi prej 85 milionë eurosh, teksa çmimi i kërkuar nga Napoli prej 63 milionë eurosh për Osimhen u pagua nga Al-Hilal, por Osimhen refuzoi kalimin në Lindjen e Mesme. 

“”Mendoj Gyokeres, të gjithë po flasin për të. Sërish, unë mendoj nëse po e shoh tregun tani dhe do të duhej të zgjidhja mes tij dhe Osimhen, unë me gjasë do ta zgjidhja Osimhen për shkak të përvojës”. 

“Ai e ka shfaqur në kampionate të ndryshme tani dhe e ka bërë edhe me kombëtarën po ashtu”. 

“Unë mendoj se ai është një sulmues i nivelit botëror dhe lojtarët e rinj do të mësojnë nga ai”. 

“Nuk po them se Gyokeres do të dështonte, vetëm po them se nëse do të kisha një preferencë, unë do të shkoja atje”, ka thënë Ferdinand./Telegrafi/

telegrafi sport app