Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka rikthyer vëmendjen me projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Deja Vu”, i cili u publikua para disa ditësh dhe tashmë është duke përjetuar një valë virale në rrjetet sociale, sidomos në TikTok.

Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat, duke u shpërndarë me shpejtësi përmes videove kreative që po realizohen çdo ditë nga përdoruesit në platformën më të popullarizuar për momentin.


Por, përkundër suksesit, Rina është përballur me disa probleme teknike në platformat digjitale. Në një reagim të fundit në Instagram Story, këngëtarja ka shprehur hapur zhgënjimin e saj, duke thënë: “Është hera e pestë që më bëjnë shadow ban dhe nuk më del kënga në search!!”.

Rina aludon se mund të ketë pasur ndërhyrje të jashtme në kanalin e saj në YouTube, duke ngritur dyshime se dikush është duke e sabotuar apo hakuar profilin e saj.

Megjithatë, ajo nuk lejon që këto pengesa teknike ta ndalin entuziazmin dhe suksesin e këngës. Në të njëjtin reagim, Rina tregoi qartë vendosmërinë dhe besimin në fuqinë e fansave të saj, duke shkruar: “Ne po fitojmë gjithsesi, pasi kënga po bëhet virale në TikTok – prandaj shkoni në dreq. Faleminderit të gjithëve që po e mbështesni muzikën time. Vazhdoni ta përdorni këtë këngë për fat të mirë”.

Me këtë mesazh të drejtpërdrejtë, Rina Balaj tregon edhe një herë se është një artiste e pathyeshme, që përballon çdo sfidë me forcë, ironi dhe origjinalitet.

“Deja Vu” është në rrugë të mirë për t’u kthyer në një ndër hitet e verës, ndërsa Rina vazhdon të jetë një zë i fuqishëm në skenën muzikore shqiptare – pa filtra dhe gjithmonë në ritëm me publikun. /Telegrafi/