Këngëtarja e njohur, Rina Balaj është një prej emrave më të komentuar në media rozë.

Artistja nga Istogu krahas këngëve të reja merr vëmendje të madhe edhe përmes imazheve që sjell në rrjetet sociale që shpesh herë janë provokuese.


E njohur për linjat e tonifikuara të trupit, Rina kujdes që herë pas here t'i vë në pah ato përmes fotove joshëse që sjell kryesit në llogarinë e Instagramit.

350090014 170132502666510 3801843299736748650 n Foto: Rina Balaj/Instagram

Mirëpo, autorja e "Bad Rosita" në disa raste nuk ka hezituar që të shfaqet pa grim dhe filtra, dhe disa fotografi të tilla ka ndarë me fansat edhe së fundmi.

350135832 1424344361718028 7693287326647925192 n Foto: Rina Balaj/Instagram

"Nuk do të arrini kurrë që të më bëni të ndihem e pasigurt në vete, është thjeshtë e pamundur", ka shkruar Rina në njërën prej imazheve ku shihet teksa merrte rreze dielli.

350094217 994057874934837 93470712629243662 n Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndryshe, aktualisht Rina po shijon suksesin e këngës së re "Fullerante" që lansoi në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/