Këngëtarja e njohur, Rina Balaj është në përgatitje të një projekti të ri.

Prej ditësh, artistja nga Istogu ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram imazhe nga xhirimet e videoklipit më të ri.


Ndërsa, tani Rina ka zbuluar se projekti më i ri nga ajo pritet të publikohet me 1 maj bashkë me një klip tejet unik.

sdkjghdfskgdfhgk e1682015870304

Në pjesë e shkurtër të shkëputur nga kënga, Balaj duket tejet joshëse dhe unike në veshje plot stil.

"11:11", kënga del më 1 maj", ka shkruar Rina në mbishkrimin e videos.

Theksojmë, që projekti i fundit i lansuar nga këngëtarja është "E kalume" që e solli në shkurt të këtij viti.

Sa i përket jetës private, Rina prej muaj ka konfirmuar ndarjen nga reperi Sin Boy. /Telegrafi/