Rap - artistja nga Istogu, Rina Balaj, është njëra nga artistet më të pëlqyera në tregun tonë muzikor.

Ajo tash e një kohë është duke punuar në projektet e reja, ku një njërën prej tyre vjen në bashkëpunim me divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismajlin.


Rina së fundmi përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ka njoftuar fansat se nesër nis xhirimet e dy këngëve të reja. "Për fansat e mi, nesër filloj xhirimet e dy këngëve", ka shkruar ajo.

64587415 2490433000996319 8957925276797370368 n Rina Balaj (Foto: Instagram/balajrina)

Bukuroshja ka pak kohë që është pjesë e estradës por që deri më tani ka mbledhur një numër të madh të fansave.

"Ilegal" titullohet kënga e fundit që ka publikuar Balaj në janar të këtij viti, projekt ky i ndarë në dy pjesë.

Kjo këngë ka kaluar mbi nëntë milionë shikime në kanalin zyrtar, YouTube dhe ky nuk ka dyshim se është një sukses i madh i artistes shqiptare. /Telegrafi/