Rina Balaj feston 8 vite karrierë muzikore: Pa ju, kjo histori nuk do të kishte të njëjtin kuptim

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, ka ndarë me ndjekësit një mesazh të veçantë për të festuar tetë vite karrierë.
"Gëzuar tetë vite të Rinës. Tetë vite muzikë, tetë vite ëndrra, rritje dhe sfida. Faleminderit secilit që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi – atyre që më kanë besuar kur gjithçka ishte e pasigurt, atyre që më kanë ngritur kur jam lodhur, dhe atyre që më kanë dëgjuar edhe në heshtje", u shpreh ajo.
Tutje tha: "Çdo mbështetje, çdo mesazh, çdo emocion i ndarë me ju ka lënë gjurmë në zemrën time. Pa ju, kjo histori nuk do të kishte të njëjtin kuptim. Faleminderit që jeni këtu".
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë uruar reperen për sukseset e saj dhe për rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm në skenën muzikore shqiptare.
Balaj ka fituar popullaritet të madh për stilin e saj unik, tekstet e fuqishme dhe performancat energjike, duke u bërë një nga figurat më të spikatura të muzikës urbane në vend dhe më gjerë.
Ky postim shënon një moment reflektimi dhe falënderimi për gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtyre viteve të karrierës.
Ajo nisi në labelin 'ON Records' dhe prej vitesh është në treg si artiste e pavarur. /Telegrafi/






















































