Këngëtarja shumë e dashur, Rina Balaj, ka sjellë një bashkëpunim të ri që u prit me shumë entuziazëm.

Artistja ka bashkëpunuar përsëri me Fuego, me të cilin sjellin këngën “Vibe”.


Ky është bashkëpunimi i dytë mes dy artistëve, pas suksesit të këngës “Fly”, e cila u dëgjua për një kohë të gjatë.

rina balaj

Rina duket në formë të mrekullueshme, e shfaqur në bikini, duke sjellë një energji pozitive.

Videoklipi ka një atmosferë verore, me të rinjtë të mbledhur rreth pishinës duke kërcyer dhe duke u argëtuar.

“Vibe” pritet të bëhet hit i verës. /Telegrafi/