Shija mbretërore e hamburgerit po ndihet më shumë se kurrë në vendin tonë, e aryseja është top brendi amerikan i hamburgerëve, Burger King.

Mbreti i shijes së hamburgerit në vendin po rritet vazhdimisht me pika të reja anë e mbanë vendit.


Së fundmi është hapur pika më e re në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në kilometrin e pestë.

Me përbërësit më të mirë të standardeve evropiane, shija e hamburgerit është e pa kontestueshme, ndërkaq pastërtia dhe stafi i kualifikuar e bëjnë edhe këtë pikë të Burger King të veçantë.

67134793 689364678179269 1327428856226775040 n

Të mirat në Burger King s’kanë fund – pasi që brendi botëror i shijes mbretërore të hamburgerit ka sjellë ofertën e pa parë ndonjëherë në vendin tonë – PËR NJË PIJE TË BLERË, RIMBUSHJE FALAS PA KUFI!

67403620 691028851346185 8197127809504641024 n

Pra, në Burger King mund të pini deri sa të keni mundësi, nëse e bleni pijen e parë në pikën e re të posa hapur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj (kilometri i pestë).

Gani Kutllovci, menaxher i pikës së re të Burger King në Çagllavicë thotë se cilësia e lartë e ushqimit është ajo që e dallon brendin botëror, Burger King.

“Është një brend shumë i mirë, mirë që na ka ardhë për arsye se ka shumë siguri në ushqim. Gjithçka është me standarde evropiane. Diçka tjetër për këtë pikë të re që është hapur në Çagllavicë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj është edhe oferta për rimbushje të pijes pa kufi pas pijes së parë, që vjen për herë të parë në vendin tonë”, u shpreh menaxheri i pikës së Burger King në Çagllavicë, Gani Kutllovci.

Vlen të përmendet se kjo pikë e re ofron një mundësi tejet të përshtatshme për Drive Thru, realizimin e porosive të shpejta teksa jeni duke drejtuar veturën dhe ta merrni porosinë me vete teksa jeni duke pritur në veturë.

67101533 692337277882009 2854027513611419648 n 1

Burger King fillimisht u hap rreth një viti më parë në vendin tonë, me pikën në qendrën tregtare Albi Mall, që shpejt u shndërrua në shijen e preferuar të të rinjve në vendin tonë. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar