LAJMI I FUNDIT:

“Rikthimi i Neymarit te Barcelona është i pamundur” – presidenti i Mediapro konfirmon lajmin e hidhur për brazilianin

“Rikthimi i Neymarit te Barcelona është i pamundur” – presidenti i Mediapro konfirmon lajmin e hidhur për brazilianin

Presidenti i Mediapro, kompanisë që do të merret me të drejtat televizive të Ligue 1 për sezonin e ardhshëm ka thënë se Barcelona e ka të pamundur të transferojë Neymarin nga Paris Saint-Germain në këtë vit.

Braziliani ka kohë që lidhet me një rikthim në Camp Nou, pas largimit në vitin 2017 për shumën rekorde 222 milionë euro në drejtim të skuadrës franceze.

Sulmuesi problematik thuhet se është afër të rikthehet te Bluagranasit, mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar Jaume Roures, që është i përfshirë po ashtu në disa biznese në Spanjë.


“Klubi (Barcelona) nuk i ka më kapacitetet  për të shpenzuar…nuk e di sa shumë”, ka thënë presidenti i Mediapro.

“Tani për tani është e pamundur të ndodhë një rikthim i Neymarit në Camp Nou. Coronavirusi ka shkaktuar një krizë të thellë te klubet dhe ekonomia e tyre është e luhatshme”.

“Kriza do t’i prek të drejtat televizive dhe klubet nuk do të mund të fitojnë më aq shumë nga to, por as nga marketingu”.

Neymar përballë vendimit jetësor: Kalimi te Barcelona do të thotë miliona euro më pak për brazilianin
Lexo po ashtu Neymar përballë vendimit jetësor: Kalimi te Barcelona do të thotë miliona euro më pak për brazilianin

“Për këtë gjë them se Neymar mund të mos rikthehet te Barcelona as në këtë vit shkaku i krizës”, ka shtuar më tej Roures.

Barcelona planifikon që të ofrojë lojtarë në vend të të hollave, mirëpo mund të heq dorë nga transferimi i Lautaro Martinezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori