LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i besimit tek lidershipi – Analiza e dekanëve të shkollave të Harvardit

Rikthimi i besimit tek lidershipi – Analiza e dekanëve të shkollave të Harvardit
HARVARD UNIVERSITY IN CAMBRIDGE, MASSACHUSETTS

DAVOS – Siç ndodh shpesh, bisedat joformale në takimin vjetor të sapo përfunduar të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, në mënyrë të pashmangshme iu referuan Barometrit të Trustit Edelman, një sondazh i përvitshëm i besimit të publikut tek biznesi, media, qeveritë dhe organizata joqeveritare. Në fund të fundit, pjesëmarrësit e Davosit janë udhëheqës në këto fusha dhe rezultatet e sondazhit më të fundit janë ndëshkuese.

Në vitin 2017, 71% e të pyeturve në nivel global mendonin se zyrtarët e qeverive nuk ishin të besueshëm, ose vetëm pak të besueshëm dhe 63% e të pyeturve kishin të njëjtën pikëpamje për CEO-të (presidentët e kompanive të mëdha). Kjo nuk duhet të na vijë si surprizë. Në dhjetëra vende, njerëzit i kanë përcjellë ankesat e tyre kundër status quo-së, përmes mediave sociale, protestave, zgjedhjeve konsumatore dhe kutive të votimit.


Shoqëritë dhe ekonomitë paguajnë një çmim të lartë kur qytetarët nuk kanë besim tek drejtuesit e sektorit publik dhe privat. Mosbesimi çon në polarizim politik, ankth të përhapur për të ardhmen, dhe pasiguri mbi çështjet e brendshme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe këto simptoma, më pas përforcojnë humbjen e besimit, duke krijuar kështu një rreth vicioz.

Është e qartë se qytetarët duhet të presin më shumë nga udhëheqësit e tyre. Për këtë qëllim, si dekanë të Shkollës “Kennedy” në Harvard dhe të Shkollës së Biznesit të Harvardit, përpiqemi t’u ngulisim studentëve tanë, vlerat e udhëheqjes së efektshme. Ne u mësojmë se udhëheqja nuk ka të bëjë me oportunizmin, apo fitimin me çdo kusht. Bëhet fjalë për përparimin e të mirës së përbashkët dhe bërjen e ndryshimit në botë.

Udhëheqësit më të mirë të biznesit kujdesen më shumë se sa thjesht për fitimet tremujore, apo mposhtjen e konkurrencës, ashtu sikurse udhëheqësit e qeverive duhet të kujdesen më shumë se sa thjesht për fitimin e zgjedhjeve të ardhshme, apo kapjen e titujve të medieve të mëdha. Në çdo fushë, një udhëheqës i mirë  kujdeset për të gjithë ata të cilëve u shërben, dhe i përmbahet një grupi vlerash themelore.

Nëse njerëzit në pozita pushteti aspirojnë për këtë vizion të lidershipit parimor – në punën dhe në jetën e tyre – besimi i qytetarëve në biznese, qeveri dhe institucione mund të rikthehet anembanë botës. Por, do të duhet të marrin gjithashtu në konsideratë, shkaqet rrënjësore të problemit.

Para së gjithash, njerëzit thjesht nuk besojnë që udhëheqësit e tyre, gjithmonë flasin ndershmërisht. Për ta ndryshuar këtë, një udhëheqës i mirë duhet të tregojë se ai ose ajo vlerëson të vërtetën dhe provat, mbi çdo gjë tjetër. Duke i dhënë vlerë të vërtetës, udhëheqësi detyrohet të marrë vendime bazuar në arsyen e shëndoshë, dhe jo në interesin vetjak. Kur tundohet nga interesi vetjak, aspirantët për udhëheqës duhet të kujtojnë  figura të njohura për ndershmërinë, siç janë Warren Buffett ose Winston Churchill.

Përtej ndershmërisë, lidershipi i mirë kërkon gjithashtu respekt për individët, pavarësisht nga e kaluara e tyre demografike ose përvojat e mëparshme. Është e kuptueshme që njerëzit do të zhgënjehen, kur qeveria e tyre ose komuniteti i biznesit nuk i vlerësojnë, veçanërisht kur trajtime të burojnë nga gjinia, raca, feja, identiteti seksual ose origjina kombëtare. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, udhëheqësit e sektorit publik dhe të sektorit privat duhet të përqëndrohen në ndërtimin e organizatave me diversitet dhe gjithëpërfshirëse, siç ka bërë Tim Cook, që kur u bë CEO i Apple.

Për më tepër, respektimi i njerëzve do të thotë të dëgjosh pikëpamjet e tyre dhe të mos flasësh përtej tyre, edhe kur nuk pajtohesh. Kështu, një udhëheqës i mirë është ai që nxit fjalën e lirë, përfshihet në diskursin civil dhe mbetet i hapur për kompromis. Edhe kur një vendim nuk shkon sipas dëshirës së dikujt, ai person do të dojë – dhe meriton – të dëgjohet.

Sfida për udhëheqësit është, pra, të gjejnë mënyra për të punuar me njerëz që kanë mendime të ndryshme, pa hequr dorë nga parimet e tyre themelore. Një model për këtë stil lidershipi është Robert Zimmer, president i Universitetit të Çikagos, i cili përkrah fjalën e lirë dhe të hapur, edhe kur idetë që nxiten janë jopopullore apo të pahijshme. Siç shkruante Zimmer në Revistën e Universitetit të Çikagos në vitin 2016, “universitetet nuk mund të shihen si një vend i shenjtë për të gjetur rehati, por më tepër si një poçe që zien nga idetë”.

Së fundi, udhëheqja e mirë nënkupton dhënien e një shërbimi të shkëlqyer dhe të përgjegjshëm për klientët apo zgjedhësit, siç bëri Michael Bloomberg si kryetar i bashkisë së Nju Jorkut. Kur njerëzit nuk mendojnë se udhëheqësit e tyre po punojnë në interesin e tyre, apo që nuk po adresojnë nevojat e vërteta që kanë, ata e humbasin besimin. Për ta rikthyer atë, zyrtarët qeveritarë duhet të ndërtojnë dhe mbrojnë institucionet e fuqishme qytetare dhe procese politike që i shërbejnë interesit publik; dhe bizneset duhet të sigurojnë që janë duke punuar në mënyrë të efektshme, për të gjithë palët e interesuara.

Po kështu, udhëheqësit e sektorit publik dhe privat duhet të kërkojnë mënyra për të ndihmuar ata që ndihen të zhgënjyer dhe të lënë pas ekonomikisht apo shoqërisht. Një model i mirë është “Year Up”, një organizatë jofitimprurëse me rritje të shpejtë, e themeluar nga një i diplomuar në Harvard Business School, Gerald Chertavian në vitin 2000. “Year Up” ndihmon të rinjtë urbanë të pafavorizuar të fitojnë aftësitë që u nevojiten për arsimin e lartë dhe karrierën profesionale. Një tjetër model i mirë është “Girls Who Code”, e cila u themelua në vitin 2012 nga e diplomuara në Harvard Kennedy School, Reshma Saujani për të trajtuar boshllëkun gjinor të sektorit të teknologjisë.

Suksesi i këtyre programeve tregon se kur udhëheqësit përqendrohen në krijimin e mundësive për njerëzit që nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë, ata mund të ndërtojnë shoqëri më kohezive dhe të aftësojnë më shumë njerëz, për të kontribuar në mënyrë produktive në ekonomi. Duke parë përpara, qeveritë, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të vënë udhëheqjen e orientuar nga vlerat, në zemër të misioneve të tyre. Bota.al

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori