LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet ‘zogu’ i Twitter – Elon Musk e rikthen logon e Twitter vetëm disa ditë pasi e zëvendësoi atë me memen ‘Doge’

Rikthehet ‘zogu’ i Twitter – Elon Musk e rikthen logon e Twitter vetëm disa ditë pasi e zëvendësoi atë me memen ‘Doge’

Vetëm disa ditë pasi që i befasoi të gjithë duke zëvendësuar logon e zogut të Twitter me logon e Dogecoin, miliarderi dhe pronari i platformës së rrjeteve sociale, Elon Musk, e ka rikthyer zogun blu. “Zogu” i famshëm blu tani është kthyer në platformë.

Për të nxitur kujtesën tuaj, personi i dytë më i pasur në botë kohët e fundit i habiti të gjithë teksa u zgjuan me një logo të ndryshme të Twitter. Pasi u mësuan me “zogun” e vogël blu, përdoruesit e Twitter në mbarë globin e panë atë të zëvendësuar nga Shiba Inu, logoja e Dogecoin.


Ndryshimi, arsyeja për të cilin ende nuk është e qartë, i ngriti çmimet e Dogecoin në një shifër prej 30 për qind, shkruan TN, transmeton Telegrafi.

Përderisa Musk nuk specifikoi arsyen e këtij veprimi, ajo mund të gjendet tek një bisedë e mëparshme të cilën shefi i Twitter e pati me një përdorues të platformës me 26 mars (nuk dihet viti i saktë). Në këtë bisedë, ata të dy bënë shaka për ndryshimin e logos së Twitter, nga zogu blu në Dogecoin.

Të martën, më 4 prill, Musk shpërndau “screenshot-in” e bisedës, e cila tregonte përdoruesin duke i kërkuar pronarit të Twitter të blinte kompaninë dhe të ndryshonte logon në Dogecoin.

Duke shpërndarë “screenshot-in” pas ndryshimit të logos së kompanisë në Shiba Inu, ai shkroi, “ashtu siç kisha premtuar”. /Telegrafi/