Sonte (e shtunë) është mbajtur balloja shqiptare, e organizuar pas dy vitesh pauzë.

Ky organizim i bërë nga Dielza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada, edhe një herë vuri në pah elementet e kulturës dhe traditës shqiptare, duke nisur që nga veshjet e deri tek ushqimi, muzika dhe gjithçka tjetër.


Mbrëmja e zhvilluar në Hotelin “Emerald” në Prishtinë, pati të ftuar personazhe të shumtë VIP nga sfera të ndryshme.

273838680 387859859450446 127612552437830785 n

Të pranishmit ishin detyruar të respektojnë kodin e veshjes, duke u shfaqur me detaje me elemente tradicionale apo me veshje elegante.

Dy “miss”-et e dikurshme të Kosovës, Diellza dhe Afërdita, dukeshin rrezatuese me paraqitjen e tyre në këtë mbrëmje.

274351223 698283158250846 7726617270394367271 n

Diellza para pak ditësh në një prononcim për Telegrafin, kishte shpalosur detajet e këtij organizimi, që u rikthye pas dy vitesh.

“Është organizimi i parë pas pandemisë dhe që të gjithë po e presin me shumë dëshirë sepse ka kohë që qyteti ynë nuk është gjallëruar dhe ne shumë besojmë që gjithë ky mund do të shfaqet në mënyrën më të mirë të mundshme ashtu si i ka hije dhe ashtu si e meriton tradita jonë”, kishte thënë Kolgeci për Telegrafin.

274868538 1137606633669049 4544092481759628416 n

Kjo është balloja e gjashtë shqiptare me radhë, gjersa si event u organizua për herë të parë në vitin 2015. /Telegrafi/

275520685 490685265752102 3122401592732419097 n