LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen kolonat në hyrje të Kosovës, mbi katër orë pritje në Merdar

Rikthehen kolonat në hyrje të Kosovës, mbi katër orë pritje në Merdar

Bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në Kosovë, të shtunën në mbrëmje, po presin mbi katër orë për të hyrë në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdar. Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje më të gjata se një orë

Për dallim nga paraditja dhe pasditja e së shtunës, kur në Merdar pritej deri në gjashtë orë për të dalë nga Kosova, në orët e mbrëmjes po ndodhë e kundërta. Kolona dhe pritjet e gjata janë krijuar në pjesën e Serbisë, nga mërgimtarët që po vijnë në Kosovë.


Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 21:31), njofton se bashkatdhetarët po presin katër orë e 20 minuta për të hyrë në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdar. Ndërsa, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë venkalim kufitar, nga 6 orë sa ishte gjatë ditës, tani janë deri në 70 minuta, raporton Telegrafi.

Në vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje të gjata, përveç në Jarinjë, ku po pritet 60-70 minuta në dalje dhe 20 deri në 30 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova po pritet deri në 20 minuta, kurse 30 minuta për të hyrë brenda territorit tonë.

Pritje deri në 20 minuta ka në vendkalimin kufitar Muçibabë për të dalë nga Kosova

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori