Lajmin e ka bërë të ditur Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, duke folur në konferencën për gazetarë në Riad të Arabisë Saudite.

Takimi i fundit ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive – Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës – është zhvilluar në janar të 2011-ës në Stamboll, kur dy palët kanë dështuar të arrijnë marrëveshje, raporton Rel.


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur katër raunde sanksionesh kundër Iranit, për shkak të refuzimit të tij për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

Teherani thotë se aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime paqësore. /Telegrafi/