Panairi Ndërkombëtar i Ushqimit Organik “Biofach”, i cili po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë është një mundësi ideale që agrobizneset kosovare të promovojnë produktet e tyre pyjore jodrusore dhe bimët mjekësore aromatike. Krahas kësaj, ky panair është një mundësi e mirë që ato të krijojnë lidhje me agrobiznese nga mbarë bota, që në të ardhmen t’i rrisin eksportet.
Në këtë panair, për t’i përkrahur agrobizneset nga Kosova është duke qëndruar edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo dhe Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi.
Me këtë rast, ministri Rikalo, tha se kompanitë kosovare po bëjnë prezantim dinjitoz të produkteve të veta. Sipas tij, ato para konsumatorëve evropian janë duke promovuar prodhime cilësore, të cilat mund të jenë konkurrente në treg.
Rikalo ka theksuar se krahas shumë sektorëve tjerë, Ministria e Bujqësisë do të ofrojë mbështetje edhe për kultivimin dhe përpunimin e produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve mjekësore aromatike.
“Mbështetja e ministrisë do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të kompanive që merren me kultivimin e produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve aromatike mjekësore, madje zhvillimi i këtij sektori do të jetë prioritet në katër vitet e ardhshme”, tha ministri Rikalo.
Ai ka theksuar se MBPZHR-ja do ta mbështesë organizatën “Organika” në organizimin e panaireve të tilla, në të cilat agrobizneset vendore do të mund të bëjnë promovimin e kulturave bujqësore.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Shoqatës “Organika“, Faton Nagavci, tha se Kosova edhe pse mund të jetë prodhues më i vogël se shumë shtete të tjera në sektorin e ushqimit organik, cilësia e lartë e produkteve të certifikuara që dorëzohen me kohë mundëson kërkesë më të madhe për këto produkte në tregun vendor e të huaj.
Në panairin “Biofach”, i cili do të jetë i hapur deri më 17 shkurt 2018, po marrin pjesë shumë shtete nga e mbarë e bota, ndërkaq nga Kosova po prezantohen katër kompani prodhuese dhe përpunuese të produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve mjekësore aromatike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre