Dhjetori ka hyrë dhe të gjithë po presim me pa durim festat e këtij muaji, për të ndryshuar paksa rutinën negative që kishim këtë vit si shkak i pandemisë.

Për disa prej nesh, kjo përfshin blerjen e një peme të Krishtlindjes dhe dekorimin e gjysmës së shtëpisë në drita.


Për të tjerët, dhjetori do të thotë të shikojnë sirtarët në kërkim të atij xhemperit të çmuar të Krishtlindjes. Por për Rihanna, kjo do të thotë diçka shumë më ekstreme.

rihanna savage x lingerie 1606822273

Savage x Fenty ka postuar fotografi të Rihannas në të brendshme seksi festive.

E ulur në majë të një karrigeje me sajë, me një qilim prej lëkure deleje dhe pemën e Krishtlindjes në sfond, Rihanna duket si mbretëreshë akulli, e veshur me një set të shtypur që përputhet.

savagexfenty 128611332 194743645595740 3146712237594666481 n

Rihanna kombinoi të brendshmet me një xhaketë të bardhë, që përputhet me çorapet e gjata deri në kofshë dhe një palë taka të argjendi - për të cilat, vetëm mund të themi, kjo veshje do të ishte krejtësisht jopraktike për dalje të vërtet në dëborë. Pamjen e përfundon me një grim të bukur, me fokus në buzët e kuqe që marrim vëmendje.

Ndryshe, së fundmi po flitet se Rihanna dhe ASAP Rocky janë në lidhje dashurie. /Telegrafi/

savagexfenty 128958183 726298564962244 226706555222370189 n