Rihanna po shqyrton nëse do të marrë pjesë në gjyqin e të dashurit të saj, ASAP Rocky, në Los Angeles, për të treguar mbështetjen e saj.
Sipas burimeve, këngëtarja 36-vjeçare po peshon opsionet nëse do të paraqitet gjatë procesit penal, ku ASAP Rocky përballet me akuza për sulm me armë zjarri gjysmë automatike në një incident të vitit 2021 që përfshin ish-mikun e tij, Terell Ephron (i njohur si ASAP Relli).
Rocky është deklaruar i pafajshëm për akuzat, të cilat mund të sjellin deri në 24 vjet burg nëse shpallet fajtor. Ai refuzoi një marrëveshje pranimi të fajësisë që përfshinte 180 ditë burg, shkruan DailyMail.
Gjatë përzgjedhjes së jurisë, emri i Rihannas u përmend shpesh, ndërsa avokatët pyetën juristët e mundshëm për ndjeshmërinë e tyre ndaj saj dhe markës së saj të modës, Fenty.
Megjithëse Rihanna nuk ishte e pranishme në fillimin e gjyqit, burime afër saj sugjerojnë se ajo mund të shfaqet në seancat e ardhshme.
Procesi përzgjedhës për jurinë zgjati më shumë se dy ditë dhe përfshiu pyetje rreth qëndrimeve ndaj policisë dhe famës së të pandehurit dhe partneres së tij.
Të dyja palët patën sfidat e tyre për të përjashtuar juristë, përfshirë një civil të lidhur me Departamentin e Policisë së Los Angeles.
Rocky akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ephron, i cili pretendon se sulmi i dëmtoi rëndë dorën.
Mbrojtja e tij kundërshton pretendimet, duke thënë se Rocky nuk ka mbajtur një armë të vërtetë, por një pistoletë motorike përdorur për efekt dramatik.
Për momentin, pjesëmarrja e Rihannas në gjykatë mbetet e pasigurt, por prania e saj do të tërhiqte vëmendje të madhe ndaj procesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Amber eliminohet nga Big Brother VIP Albania

"Jam shumë e sëmurë", Publikohet video e plotë e takimit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit

Melinda Ademi prek zemrat e fansave me këngën e re “Dedikim” për nënën e saj të ndjerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja