Rihanna u shfaq në formë të shkëlqyer gjatë një daljeje nate në Los Angeles të enjten, vetëm tre muaj pasi u bë nënë për herë të tretë.

Këngëtarja 37-vjeçare u pa duke mbërritur në Dot Dot Lounge në Hollywood, e veshur me pantallona gjysmë transparente dhe një këmishë me dekolte që linte në pah reçipetat, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të guximshëm.


Ajo e kompletoi pamjen me një xhaketë të fryrë me kapuç me lesh artificial, syze dielli dramatike dhe aksesorë luksozë, përfshirë vathë me diamante, manshetë dhe një gjerdan të gjatë, shkruan DailyMail.

Grimi ishte po aq elegant, me tone bronzi dhe shkëlqim të ngrohtë që theksonin tiparet e saj.

Dalja e Rihannës vjen pas lindjes së vajzës së saj, Rocky Irish Mayers, më 13 shtator. Ajo dhe ASAP Rocky janë gjithashtu prindër të dy djemve, RZA dhe Riot.

Së fundmi, këngëtarja ka folur me emocion për fëmijët e saj, duke u shprehur se e mahnit fakti sa shpejt po rriten dhe sa shumë gëzim i sjellin jetës së saj familjare. /Telegrafi/