LAJMI I FUNDIT:

Rihanna befason me stilin e veshjes dhe pamjen pa grim, teksa largohet nga shtëpia e ASAP Rocky në Los Angeles

Rihanna befason me stilin e veshjes dhe pamjen pa grim, teksa largohet nga shtëpia e ASAP Rocky në Los Angeles

Rihanna u pa duke dalë nga shtëpia luksoze e të dashurit të saj, reperit ASAP Rocky në Los Angeles këtë fundjavë.

Këngëtarja 33-vjeçare u fotografua me një figurë të rastësishme gjatë qëndrimit në Kaliforni, me një kostum gri të rehatshëm me kapele, që mori vëmendjen në daljen e saj të fundit.

Duke shfaqur pak dekolte në veshjen e thjeshtë, ajo vendosi një palë syze dielli me ngjyrë të zezë, ndërsa shihet pa grim dhe flokët e gjatë të bëra gërsheta.


Foto: Backgrid

Kujtojmë që Rihanna dhe ASAP Rocky kanë qenë miq prej vitesh, dhe ai madje bëri hapjen në turneun e saj “Diamonds World” në vitin 2013.

Thashethemet për lidhjen kishin vite që qarkullonin rreth tyre, por ata të dy kishin romanca tjera deri në fund të vitit të kaluar.

Foto: Backgrid

Rreth fundit të vitit 2020, Rihanna dhe ASAP Rocky u panë duke u puthur në një varkë gjatë një pushimi në vendlindjen e këngëtares, në Barbados.

Më pas, në maj të këtij viti ai ishte shfaqur në revistën “GQ” ku e quajti Rihannën “zonja ime” dhe tha se ajo ishte dashuria e jetës të tij, shkruan DailyMail.

Foto: Backgrid

“Kjo romancë evoluoi që kur ata ishin miq fillimisht. Ata tashmë e njihnin dhe e respektonin njëri-tjetrin dhe kjo tani është rritur. Ata kishin ndërtuar një bazë të shkëlqyeshme dhe pëlqenin të qeshnin dhe të kalonin momente të mirë së bashku para se të lidheshin, gjë që krijon një romancë të fortë tani”, kishte deklaruar për People një burim i afërt me çiftin.

Kujtojmë që dyshja e njohur u paraqiten përkrah njëri-tjetrit edhe në eventin më të madh të modës Met Gala. /Telegrafi/

Foto: Getty

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori