LAJMI I FUNDIT:

Rigjallëroni hortensinë e vyshkur me ndihmën e këtij truku mahnitës!

Rigjallëroni hortensinë e vyshkur me ndihmën e këtij truku mahnitës!

Nëse hortensive të bukura duken sikur u ka ardhur fundi, mos i hidhni

Mundohuni t’i ringjallni me ndihmën e një truku të shpërndarë nga Tori Vesszer në TikTok.


– Mos i hidhni ato hortensi të thara. E di që duken të trishtuara, por kam një mënyrë për t’i ringjallur – thotë ajo.

Gjithçka që ju nevojitet është pak ujë i ngrohtë, një thikë e mprehtë, një enë ose vazo për të vendosur lulet dhe një dërrasë për prerje, transmeton Telegrafi.

– Merrni secilin prej atyre kërcejve dhe pritini diagonalisht, sa më të mprehta që të mundeni dhe vendosini në ujë të nxehtë për rreth 45 minuta. Do të ringjallen tërësisht dhe si të reja – thotë Tori.

Videoja ka shumë komente pozitive. Një përdorues dha gjithashtu këshilla shtesë.

Mund ta vendosni edhe të gjithë lulen nën ujë për dy ose tre orë dhe do të jetë si e re”, ka shkruar ai.

 #flowerhack #momsontiktok ♬ Adore – Instrumental – GC

/Telegrafi/