LAJMI I FUNDIT:

Richarlison ngacmon Van Dijkun para derbit: Janë tre qendërmbrojtës më të mirë se holandezi

Richarlison ngacmon Van Dijkun para derbit: Janë tre qendërmbrojtës më të mirë se holandezi

Futbollisti i Evertonit, Richarlison beson se ka tre qendërmbrojtës në botë më të mirë sesa rivali i tij nga Liverpooli, Virgil van Dijk.

Mbrojtësi holandez vlerësohet gjerësisht si mbrojtësi më i mirë i qendrës dhe fitoi çmimin “Lojtari më i mirë” i vitit 2019 nga UEFA, si dhe përfundoi i dyti pasi Lionel Messit në garën për Topin e Artë.

Van Dijk, që nga ardhja e tij prej 80 milionë eurosh nga Southamptoni në janarin e vitit 2018, ka qenë një zbulim në Anfield, duke luajtur një rol kryesor në triumfin e tyre të gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe këtë sezon në rrugën prej titullin në Ligën Premier.


Stam: Van Dijk i shkëlqyeshëm, por Messi e meritoi Topin e Artë
Lexo po ashtu Stam: Van Dijk i shkëlqyeshëm, por Messi e meritoi Topin e Artë

Por, përpara derbit të kësaj të diele në Goodison Park ndaj Evertonit, Richarlison u përkujdes ta ngacmojë holandezin Van Dijk.

https://twitter.com/FOARsite/status/1273778924338548736

Sipas sulmuesi brazilian, qendërmbrojtësit Marquinhos, Thiago Silva dhe Sergio Ramos janë të gjithë më të mirë se holandezi.

“Njerëzit flasin shumë për të, po ai është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, por unë tashmë kam dribluar atë”, ka thënë fillimisht Richarlison në një intervistë për The Mirror.

Morata tregon tre mbrojtësit më të ashpër me të cilët është përballur
Lexo po ashtu Morata tregon tre mbrojtësit më të ashpër me të cilët është përballur

“Ai u zgjodh si një nga tre më të mirët në botë pasi kishte një sezon të shkëlqyeshëm. Por po, për mua ka mbrojtës më të mirë se ai”.

“Thiago Silva, Marquinhos dhe Sergio Ramos janë më të mirë”, përfundoi ylli i Evertonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Liga e Parë
Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Premier League
Kalo në kategori