Deputetët e shumicës dhe opozitës edhe sot në kuadër të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet kanë dhënë qëndrimet e tyre rreth ribalancit.
Për disa, ribalanci është shpëtim i vendit nga falimentimi, fillim që paralajmëron një ofensivë të ashpër investimi dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa për të tjerët një tendencë se qeveria është në kaos total, pa vizion dhe kapacitet për të zbatuar reformat dhe të realizojë premtimet si të tilla.
Sipas OBRM-PDUKM-së, ribalanci është “arnim i vrimave” dhe tentim që e pamundura të bëhet sado pak e mundur, ndërsa sipas LSDM-së, fillimi i keq tregon konfuzionin e qeverisë.
Deputetët e LSDM-së akuzuan se me ribalancin nuk janë paraparë mjete për rritjen e pagës minimale, pagat e punëtorëve në shëndetësi dhe arsim, armatën dhe policinë, se me të suspendohen marrëveshjet kolektive dhe të gjitha kërkesat e sindikatave, si dhe janë shkurtuar mjete në arsim, për çka nga OBRM-PDUKM u përgjigjën se këto janë teza të rrejshme dhe se para për rritjen e pagave dhe pensioneve do të ketë, por edhe se qeveria do të jetë një partner jashtëzakonisht cilësor në dialogun social me sindikatat.
“Ribalanci është vetëm fillimi që paralajmëron një ofensivë të ashpër investimi dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit. E bëmë të pamundurën që të bëhet të paktën pak e mundur. Po bëjmë përpjekje maksimale për të çuar këtë përpara, ndërsa në vitin 2025 do të krijojmë buxhet real për realizimin e shumë investimeve, një buxhet që do të thotë shpenzim sipas masës, jo sipas dëshirës. Për ne, thesari kombëtar është si i familjes. Sfida jonë është të ulim varfërinë, emigracionin dhe borxhin, me punë shumë të ndershme, pa vjedhje dhe me përpjekje maksimale që paratë e popullit të shpenzohen vetëm për nevojat popullit. Me ribalancin do ta shpëtojmë vendin nga falimentimi, ndërsa me buxhetin e ardhshëm do të fillojmë ta nxjerrim nga hiri për ta ndërtuar si shtëpinë tonë të re”, tha Dafina Stojanoska nga OBRM-PDUKM.
Ka replikuar Daniela Nikollova nga LSDM, duke vlerësuar se Qeveria nuk e di se çfarë bën.
“Qeveria është në kaos total dhe nuk di çfarë bën. Me ribalancin dëshmohet se cilat politika do të aplikohen në periudhën e ardhshme. Por kjo gjendje kaosi për mua nuk është befasuese nëse merrni parasysh vendimet kadrovike në të gjitha nivelet. Ata e bëjnë të qartë se nuk duhet të kemi asnjë pritshmëri. Nëse LSDM-ja ishte e fokusuar në rritjen e pagave dhe tejkalimin e krizave, qeveria aktuale padyshim nuk ka fokus, futet në një kaos të plotë që për një kohë të shkurtër do ta ndjejnë qytetarët. Për vetëm një muaj kjo qeveri dëshmoi se nuk do të kujdeset as për shtetin, as për qytetarët. Ribalanci tregon se OBRM-PDUKM nuk kujdeset për punëtorët dhe nuk ka ndërmend të respektojë marrëveshjet kolektive. Nuk ka rritje të pagës minimale e as rritje të pagave të punëtorëve. Mickoski është pa asnjë gram ndërgjegje dhe përgjegjësie, së bashku me ministrat vendosi të shpenzojë 20.000 euro për bileta vajtje-ardhje për në SHBA, premtuan se do të bëjnë punë, por menjëherë treguan se për ta ka rëndësi luksi”, theksoi Nikollova.
Ajo iu referua edhe huazimit hungarez.
“Pse kredi pikërisht nga Hungaria e cila është e varur nga fondet e BE-së, cilat janë kushtet për këtë huamarrje, a ka ndonjë klauzolë të fshehur, vallë garanci për këtë kredi të është miqësia e Orbanit dhe Gruevskit? Duhet të përgjigjeni në këto pyetje kur tashmë thoni se do të jeni transparent”, u tha Nikollova kolegëve të saj nga OBRM-PDUKM.
Bllagica Llasovska nga OBRM-PDUKM u përgjigj se jo qeveria, por shteti është në kaos.
“Nuk është qeveria në kaos, por shteti – nga mospuna e juaj, nga shpenzimi armiqësor i parave të popullit dhe grabitjes historike. Duhet të përballeni me këtë dhe duhet të pastroni radhët tuaja”, tha Llasovska.
Diskutimi është duke vazhduar dhe kjo është dita e tretë e debatit për ribalancin e buxhetit. Debati i përgjithshëm për ribalancin zgjat rreth tre ditë, ndërsa debati rreth amendamenteve për të cilin janë dorëzuar 58 amendamente, gjashtë ditë. Pardje, në ditën e parë të seancës, ministrja Gordana Dimitrieska-Koçoska e shpjegoi ribalancin, duke theksuar se është krijuar konform gjendjes së konstatuar në buxhet. Siç tha Dimitrieska-Koçoska, janë siguruar mjete për gjithçka që duhet të paguhet konform ligjit.
Të hyrat e përgjithshme në ribalancin e Buxhetit janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBV-së është projektuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor 4.9 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri