LAJMI I FUNDIT:

Rezulton negativ i dyshuari për coronavirus nga Vushtrria

Rezulton negativ i dyshuari për coronavirus nga Vushtrria

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se një rasti i dyshuar me koronavirus nga kjo komunë ka rezultuar negativ.

“Lajm i mirë! Rasti i dyshuar për koronavirus nga Vushtrria rezulton negativ. Faleminderit Zot! #rriNshpi Panik JO, Kujdes PO”, shkruan Tahiri në Facebook.


Deri më tash në Kosovë janë regjistruar 15 raste me coronavirus.

Komuna e Vushtrrisë tashmë ka filluar punën me kapacitete të plota duke marrë të gjitha masat e nevojshme pas shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore, si pasojë e paraqitjes të coronavirusit COVID-19, në disa qytete të Kosovës.

Tahiri ka thënë për Telegrafin se janë të gatshëm dhe do t’i zbatojnë të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetari i Vushtrrisë: I kemi marrë të gjitha masat edhe nëse na duhet të hyjmë në karantinë
Lexo po ashtu Kryetari i Vushtrrisë: I kemi marrë të gjitha masat edhe nëse na duhet të hyjmë në karantinë

Tahiri ka thënë se në momentin që është shpallur gjendje emergjente shëndetësore, ata janë duke punuar me kapacitete të plota, dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme edhe nëse do të jetë e nevojshme të karantizohen.

“Do t’i zbatojmë të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, jemi tash në gjendje emergjente shëndetësore, i kemi marrë të gjitha masat dhe Shtabi Emergjent Lokal anti-Covid 19 është duke punu me kapacitete të plota, janë caktu edhe nëse ka nevojë eventualisht për karantinë, është caktu edhe lokacioni”, tha Tahiri. /Telegrafi/