Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Janë mbyllur ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Parë, grupet A dhe B, ku nuk munguan derbit dhe golat. Në Grupi A, Drenica ka marr fitoren e radhës, duke e mposhtur kësaj radhe Istogun me rezultat 2-0. Vëllaznimi po ashtu ka shënuar fitore, duke mposhtur si mysafir Besën e Pejës me rezultat 4-3. Trepça ‘89 ka mposhtur Lirinë me rezultat 1-0, ndërsa edhe Mitrovica ka fituar ndaj Rilindjës 1974 me rezultat 1-0. Rahoveci dhe Trepça kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1.

Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re ka fituar derbin me Vushtrrinë me rezultat 3-1, në një ndeshje të bukur me rikthim dhe euro gola. Fitore ka marr edhe Dinamo e Ferizajt që ka mposhtur KEK-un si mysafir me rezultat 1-0. Vjosa ka mposhtur 2 Korriku me rezultat 2-1 ndërsa Fushë Kosova ka triumfuar ndaj Ramiz Sadiku me rezultat 1-0. Kika ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0.




















































