LAJMI I FUNDIT:

Rezniqi nga IKD: Askush nga zyrtarët e lartë në Kosovë, sivjet nuk përfundoi në burg për korrupsion

Rezniqi nga IKD: Askush nga zyrtarët e lartë në Kosovë, sivjet nuk përfundoi në burg për korrupsion

Hulumtuesja nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Arrita Rezniqi ka dhënë detaje nga konferenca e mbajtur me temën “Papërshkueshmëria e korrupsionit”.

Rezniqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka pasur as edhe një rast kur është ngritur aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion, pavarësisht se, sipas saj, Prokuroria Speciale është formuar pikërisht për këtë qëllim.


Ajo ka thënë se është shqetësuese edhe fakti që nuk ka pasur asnjë kërkesë për konfiskim të pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Hulumtuesja e IKD thotë se për 24 raste të ngritura për korrupsion nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë dëmi i është bërë shtetit nga këta persona dhe nuk dihet nëse është kërkuar konfiskimi i pasurisë së tyre.

Rezniqi thotë se në nivel të Kosovës më efikase është treguar Prokuroria e Prizrenit e cila ka ngritur 17 aktakuza ndaj 25 personave të dyshuar.

Hulumtuesja thotë se në monitorimet e IKD-së janë vërejtur shkelje të mëdha edhe në trajtimin e rasteve.

Ajo thotë se prej ngritjes së aktakuzës deri në shqyrtimin e parë ligji e parasheh një kohë prej jo më shumë se 30 ditëve, ndërsa thotë se hulumtimi tregon se koha mesatare e këtyre shqyrtimeve ka shkuar në një mesatare prej 235 ditëve.

Rezniqi thotë se nga monitorimi i 813 seancave që kanë lidhje me korrupsionin, 213 prej tyre janë shtyrë.

Ajo thotë se një numër shumë i madh i shtyrjeve të rasteve për korrupsion shtyhen për shkak të mungesës së gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve apo kur mungojnë dokumente të caktuara që ishte dashur të përgatiteshin më parë.

Hulumtuesja e IKD thotë se nga 1 janari 2019 deri më 30 shtator 2019 nga gjykimet për korrupsion për personat e profilit të lartë askush nuk është dënuar me burgim efektiv.

Ajo tregon se dënimet kanë qenë me kusht apo dënime me gjobë por prapa grilave askush nuk përfundoi.

“Vetëm një rast që ka qenë i dënuar me tri vite burg efektiv, është rikthyer nga apeli në rigjykim”, tha ndër të tjera Arrita Rezniqi./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori