LAJMI I FUNDIT:

Rezistenca rajonale ndaj panserbizmit

Rezistenca rajonale ndaj panserbizmit

Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi më 17 dhjetor, do ta inkurajojnë qeverinë e Vuçiqit të intensifikojë agjendën e saj mini-imperialiste në Ballkanin Perëndimor. Për të mbrojtur veten në mënyrë më efektive nga agresioni i saj në rritje, shumë vende fqinje me Serbinë duhet të ndjekin një plan të koordinuar rezistence rajonale.

Serbia i ka zhvilluar synimet e veta hegjemoniste duke destabilizuar ose duke marrë nën dominimin e saj qeveritë në Sarajevë, Prishtinë dhe Podgoricë, si dhe duke vënë në jetë forma integrimi rajonal si Ballkani i Hapur. Është pikërisht koha e duhur që Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina të tregojnë se nuk janë të gatshëm për të qenë në pozicionin e të nënshtruarve apo të vëzhguesve pasivë.

Projektit të Serbisë së Madhe mund t’i bëhet ballë me një nismë pan-ballkanike për liri, në bazë të së cilës çdonjëri prej shteteve zotohet të mbrojë pavarësinë e gjithësecilit. Një nismë e këtij lloji kërkon koordinim ndërqeveritar dhe ndër-shoqëror në katër aspekte kryesore: kombëtare, politike, ekonomike dhe informative.


Në thelb të shtetkrijimit qëndron ose një identitet të fortë kombëtar ose një identitet shumëkombëtar i ndërlidhur. Udhëheqësve politikë, aktivistëve dhe intelektualëve boshnjakë e malazezë iu duhet të angazhohen më aktivisht në fushata, në vend e jashtë tij, për promovimin e historive, kulturave dhe gjuhëve të veta.

Malazezët në veçanti duhet të mbrohen nga ideologjia e serbizmit në zgjerim të vazhdueshëm, e cila promovohet nga Beogradi dhe bashkëpunëtorët e tij, sidomos nga Kisha Ortodokse Serbe.

Në sferën politike, nënshtrimi ndaj Serbisë jo vetëm që do të fshinte sovranitetin kombëtar të gjithësecilit, por, gjithashtu, do i hapte rrugën krijimit të bazave politike ruse në mbarë rajonin, të cilat do të ndikonin negativisht në integrim dhe ndaj ndjenjave pro-Perëndim.

Prandaj, duhet të lobohet më intensivisht me qeveritë e ShBA-së dhe BE-së në mënyrë që të hiqet dorë nga cilido skenar që vë në pikëpyetje pavarësinë e shteteve. Në mënyrë të veçantë, duhet t’i vihet fre përpjekjeve të separatistëve në Bosnje dhe Kosovë.

Duhet të hetohen në detaje raportimet se, në kuadër të përgatitjeve për dhunë të organizuar, forcat serbe të sigurisë dhe grupimet radikale kanë vendosur armë në kishat dhe manastiret ortodokse në Mal të Zi dhe Kosovë. Çdo depo ilegale armësh duhet konfiskuar, autorët duhen arrestuar dhe qëllimet e Beogradit duhen ekspozuar.

Kampet e stërvitjes së paraushtarakëve në Republikën Srpska të Bosnjës, që raportohet të jenë financuar nga Rusia, nuk mund të lejohen të funksionojnë dhe BE-së i duhet të shfaqë autonominë e vet strategjike duke i mbyllur këto kampe ose duke kërkuar ndihmë të drejtpërdrejtë nga NATO për këtë.

Ndërsa NATO-s duhet të marrë një rol shumë më proaktiv për të penguar dhunën antishtetërore në të gjithë rajonin, duke rritur numrin e trupave në Kosovë, duke patrulluar të gjithë kufirin verior të saj me Serbinë dhe duke vendosur forca dhe pajisje ushtarake në pozicion të përshatshëm për ndërhyrje të menjëhershme në rast provokimesh.

Për më tepër, secili prej shteteve në shënjestër duhet të përgatisë forcat e armatosura përkatëse dhe të hartojë plane emergjence që t’i bëjnë ballë përleshjeve të armatosura të krijuara nga Beogradi, Moska, si dhe bashkëpunëtorët e tyre lokalë.

Gjithashtu, ata mund të bëjnë plane në koordinim me fqinjët e vet dhe të shtojnë mbledhjen dhe shkëmbimin e (të dhënave të) inteligjencës për çdo kërcënim që mund shfaqet.

Për sa i përket aspektit ekonomik, një iniciative me përfshirje mbarë-rajonale për ekspozimin dhe kundërpërgjigjes së bashkërenduar ndaj korrupsionit të lidhur me politikën i ka ardhur koha dhe po i kalon.

Përmes bashkëpunimit, mund të zgjerohen përpjekjet e qeverive për çrrënjosjen e parave ruse që hynë në ekonomitë e tyre me qëllime destabilizuese dhe, kështu, mund të zbulohen “levat politike” që fshihen pas tyre.

Çdo kompani ballkanike e lidhur me shtetin rus, agjencitë, filialet a oligarkët e tij duhet të sanksionohet në bashkëpunim me BE-në dhe ShBA-në kundër agresionit të Kremlinit.

Në të njëjtën kohë, qeveritë e rajonit duhet të koordinojnë me njëra tjetrën aspiratat e veta për Bashkimin Evropian, pasi secilit prej këtyre shteteve i volit që fqinji i vet të meritojë anëtarësimin në BE.

Bashkëpunimi për përmbushjen e kërkesave ligjore dhe rregullatore të kapitujve (për anëtarësim) në BE mund të ndikojë në perceptimin e Brukselit se vendet po bëjnë përpjekje të mirëfillta për përmbushjen e pritshmërive.

Shtetet kandidate për në BE në Ballkanin Perëndimor mund të krijojnë një nismë që i ngjan Katërshes së Vishegradit, një nismë përmes së cilës Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia mbështetën njëra-tjetrën që të kualifikoheshin për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO.

Rezistenca mbarë-rajonale ndaj hegjemonisë së Serbisë duhet gjithashtu të përshkohet nga një iniciativë gjithëpërfshirëse informative si kundërpërgjigje ndaj dezinformimit politik dhe propagandës anti-Perëndim që buron nga Beogradi dhe aleatët e tij rajonalë. Një koordinim më i madh rajonal midis qeverive, mediave të besueshme, organizatave të shoqërisë civile dhe homologëve të tyre evropianë e amerikanë mund të ekspozojë më mirë informacionin e rremë që ndikon opinionin publik, minon institucionet shtetërore, shkakton armiqësi ndëretnike dhe destabilizon shoqëritë.

Mbi të gjitha, planet e Rusisë për të ndezur një tjetër luftë në Ballkan, duke inkurajuar dhe manipuluar ambiciet pan-serbe të Vuçiqit, duhet të ekspozohen dhe të mposhten. Si bashkëpunëtore e afërt e Moskës për plane strategjike, qeveria në Beograd duhet të mbahet përgjegjëse dhe të mos i lejohet të përfitojë nga fondet e BE-së, derisa të dënojë dhe pengojë synimet e Moskës.

Në vend që të përfshihet në iniciativa të përbashkëta me Serbinë, një front i përbashkët i Ballkanit Perëndimor mund ta izolojë regjimin e Vuçiqit, dorëzani perandorak i Rusisë.

Pse t’i jepet legjitimitet përmes ndërveprimit me të një qeverie që synon destabilizimin, përçarjen ose nënshtrimin e vendit tuaj? /Gazeta “Dita”/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Kalo në kategori