Një familje që shpenzoi më shumë se 3,400 funte për pushimet e tyre të ëndrrave arriti atje për të kuptuar se hoteli as që ekzistonte - madje në fakt ishte shndërruar një grumbull rrënojash.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Mark Mold, 33 vjeç, rezervoi udhëtimin përmes një kompanie pushimesh - një pushim dy-javor në Crystal Beach Aqua Park dhe Hotel në Hurghada, Egjipt me familjen dhe miqtë.


tt1

Por kur grupi prej pesë vetash aterruan në Egjipt, ata u tronditën kur zbuluan se "parajsa" e cila u ishte premtuar nuk ekzistonte fare.

tt2

Turistët nga Gainsborough, Lincolshire u dërguan në vend të kësaj në një hotel tjetër, të cilin ata zbuluan se ishte në proces shkatërrimi.

tt3

"Unë mendoj se të gjithë e kemi ndjerë se na ishte shitur një ëndërr e shtrenjtë dhe na është shërbyer një makth shkatërrues", tha Mark, një elektricist industrial.

tt5

"Ishte mashtrim në një shkallë të madhe nga një kompani e madhe, e cila qartësisht nuk ka moral".

tt4

Markut dhe gruas së tij Sarës, 50 vjeç, iu bashkuan shoqja më e mirë e Sarës, Natalie Barnes, 40 vjeç, dhe fëmijët e saj Kyziah, 15 dhe 13-vjeçari Ty. /Telegrafi/