LAJMI I FUNDIT:

Rezerva e valutave të huaja në Kinë arrin në 3.5 trilionë dollarë

Rezerva e valutave të huaja në Kinë arrin në 3.5 trilionë dollarë

Banka Qendrore e Kinës në një deklaratë të saj të publikuar të sot njoftoi se deri në fund të majit, rezerva e valutave të huaja në Kinë ishte afro 3.5 trilionë dollarë amerikane, duke u rritur me 24 miliardë dollarë amerikane.

Kjo përbën një rritje të rezervës valutore në Kinë gjatë 4 muajve radhazi.

Sipas Drejtores së Institutit të Investimeve të Valutës së Kinës, Tan Yaling, niveli i rezervës valutore favorizon zbatimin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe investimet jashtë vendit të ndërmarrjeve kineze.


“Mund të mbajmë rezervën valutore në nivelin e mbi 3 trilionë dollarëve amerikane. Sipas kërkesave praktike të reformës dhe hapjes të Kinës, këto të dhëna favorizojnë zhvillimin tonë. Në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë” kemi shumë programe ndërkombëtare bashkëpunimi, si dhe janë shtuar investimet jashtë vendit të kompanive kineze. Niveli i lartë i rezervës valutore favorizon shumë bashkëpunimin tonë ndërkombëtar”, tha drejtorja Tan.

Kohët e fundit, kursi i këmbimit i renminbi-së kineze po forcohet pandërprerë. Sipas Tan Yaling, niveli i lartë i rezervës valutore favorizon edhe qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit të renminbi-së.

“Niveli i rezervës valutore ndikon shumë në administrimin e tregut të valutave të huaja nga banka qendrore. Vitin e kaluar, pakësimi i rezervës valutore në Kinë erdhi nga manuplimi i bankës qendrore kineze, me qëllim të pakësimit të lëvizjes së kursit të këmbimit të renminbi-së. Prandaj, niveli i lartë i rezervës valutore luan një rol shumë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit të monedhës kineze. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori