LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Ka kaluar koha e “Serbisë së Madhe” dhe “Shqipërisë së Madhe”

Rexhepi: Ka kaluar koha e “Serbisë së Madhe” dhe “Shqipërisë së Madhe”

Zëvendëskryeministrja në kabinetin e Qeverisë Kurti 2, Emilija Rexhepi, thotë se ka kaluar koha e krijimit të “Serbisë së madhe” ose “Shqipërisë së Madhe”.

Rexhepi, në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”, ka folur edhe lidhur me rolin udhëheqës të opsionit pro-rus në udhëheqjen e Malit të Zi dhe përpjekjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ta bëjë Serbinë shtet udhëheqës rajonal.

“Ka kaluar koha e krijimit të ‘Serbisë së Madhe’, ose tani ‘Shqipërisë së Madhe’. Të gjithë popujt e Ballkanit duhet ta kuptojnë se koha e nacionalizmit, mbi të gjitha favorizimit shovinist të një kombi si superior, ishte e gabuar dhe nuk i solli askujt asgjë të mirë. Pra, le të respektojmë njëri-tjetrin, të respektojmë vlerat e diversitetit. Sigurisht, e kaluara e vështirë nuk mund të harrohet kurrë, por është detyrimi ynë prindëror dhe qytetar që t’i rrisim fëmijët tanë në frymën e tolerancës”, Rexhepi, përcjell Telegrafi.


Lidhur me prioritetet e saj zëvendëse e kryeministrit Kurti, ajo shprehet se “është një nder dhe privilegj i madh të jesh zëvendëskryeministre, por edhe një përgjegjësi dhe detyrim i madh që kam marrë përsipër, të dëgjohet zëri i të gjithë popujve në Kosovë, dhe të jetë i barabartë dhe i respektuar ashtu siç e thotë Kushtetuta”.

Rexhepi ka folur për të ardhmen e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington vitin e kaluar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ndaj të ciles Albin Kurti ishte shumë kritik.

“Qeveria Kurti u rrëzua në një mënyrë shumë të ulët  dhe tinëzare, gjatë pandemisë, ku nuk mund t’u kundërviheshim të gjitha forcave të brendshme dhe të jashtme. Por, jam 100 për qind i sigurt, para së gjithash, në qëndrimin tim, por edhe në qëndrimin e Albin Kurtit, se kurrë nuk kemi qenë dhe nuk jemi kundër popullit amerikan, Qeverisë ose Ambasadës Amerikane – këtë e them me përgjegjësi”, tha ajo.

“Qeveria jonë e re ka një detyrim të madh ndaj qytetarëve. Ne së pari do të përqendrohemi në sistemin e kujdesit shëndetësor, reformat në gjyqësor dhe arsim, por, natyrisht, dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve duhet të vazhdojë, por unë e di me siguri që me Kurtin ky proces do të jetë shumë më i përgjegjshëm institucionalisht sesa ka qenë deri më tani”, tha Rexhepi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori