Revizioni-Maqedoni: 88% e furnizimeve publike janë realizuar pa shpallje publike
Enti Shtetëror i Revizionit pas kontrollit të dokumentacionit të 19 institucioneve shtetërore, ka konstatuar se madje 88% e furnizimeve publike gjatë pandemisë janë realizuar pa shpallje publike. Kjo do të thotë që nëntë nga dhjetë furnizimet e institucioneve nën ombrellën shtetërore janë lidhur në katër sy. Në raportin e revizionit thuhet se në furnizimet e analizuar publike ka mungesë të definimit të saktë të kritereve për “urgjencë” të furnizimit apo llojit të shërbimit që mund të porositen në kohë krize ose gjendje të jashtëzakonshme, me çka kanë konkluduar se s’mund të vërtetohet në tërësi urgjenca e furnizimit.
“Autoritetet kontraktuese kanë kryer prokurime publike me urgjencë ekstreme, edhe në periudhë kur ka mundur të kryhet procedurë e rregullt e prokurimit publik. Për mallra të njëjtë ose të ngjashëm në institucione janë arritur çmime të ndryshme dhe variacioni i çmimeve te disa mallra arrin dallim të theksuar dhe mospërputhje midis kontratave të dhëna për prokurim publik dhe dokumentacionit të tenderit, specifikimeve teknike, gjë që e bën të vështirë monitorimin e realizimit, nëse çmimet e faturuara korrespondojnë me ato të dakorduara”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Për më tepër, revizorët arritën në përfundimin se planifikimi i prokurimit publik të institucioneve shtetërore, i cili është një nga procedurat më të rëndësishme, nuk ishte përfunduar në kohë dhe sipas nevojës. Prokurimet u bënë pa analiza të hollësishme, por sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, nuk kishte asnjë mekanizëm tjetër për të bërë prokurimin në një kohë të shkurtër.
“Nuk janë furnizime në katër sy, ato janë furnizime për të cilat nuk ka shpallje sepse koha është e shkurtë të arrihet deri te pajisjet dhe materialet e nevojshme. Të gjitha procedurat janë publikuar në faqet e Ministrisë, kemi dërguar oferta në më shumë se 100 kompani që kanë mundur të japin pajisje të tilla dhe janë zgjedhur ata me çmim më të ulët”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Llogaritjet e revizorit shtetëror thonë se nga 1 marsi deri në tetor vitin e kaluar janë lidhur marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej rreth 8 milionë euro. 19 institucionet që janë nën llupën e revizorëve kanë lidhur marrëveshje për furnizime publike në vlerë prej 5.5 milionë euro, që janë 80% e furnizimeve të përgjithshme të kontraktuara në periudhën e analizuar. E njëjta gjë ka vazhduar edhe këtë vit, kështu që me përfundimin e shkurtit janë lidhur marrëveshje për furnizime publike pa shpallje në vlerë prej 1.5 milionë euro./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
A kanë darkuar së bashku Shkëlzen Berisha dhe Erion Veliaj, reagon kryebashkiaku i Tiranës
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'