Edhe pse po vazhdon pandemia e coronavirusit, restorantet e reja po hapen pothuajse çdo ditë në qytetin e Houstonit të SHBA-së.

Gazeta e njohur teksasiane për ushqime, houstoneater, ka përzgjedhur 18 restorantet më të mira të reja të vitit 2022.


Revista e ka renditur restorantin shqiptar, d’Alba, si më të mirin për këtë vit dhe iu ka sugjeruar të gjithëve që ta vizitojnë atë, transmeton Telegrafi.

d Alba Sept2021 32

“Ky restorant i ri sjell një vendtakim shumë të nevojshëm në GOOF, duke ofruar pjata të shijshme të makaronave të bëra me dorë; thëllëzë teksasiane të pjekura në skarë me tepande (erëza) ulliri qershie dhe quinoa (bimë natyrale); dhe ushqime si bukë në formë të tullumbacve me një përzgjedhje salcash”, shkruan në artikullin e saj revista.

Zëdhënësi për media i restorantit dhe një ndër pronarët, Daut Elshani ka treguar për Telegrafin edhe sekretin e suksesit.

“E para dhe mbi të gjitha është kujdesi ndaj klientëve. Së dyti, ushqimet e përgatitura me delikatesë dhe shije. Si dhe e fundit, jo për nga rëndësia, është edhe ambienti dhe çmimet e arsyeshme”, ka pohuar Elshani.

d Alba Sept2021 38

Houstoneater më tutje shkruan se në restorant mund të shijoni një gamë të gjerë koktejesh të lëngjeve të frutave të freskëta të përgatitura në mënyrë natyrale si dhe verëra nga e gjithë bota duke përfshirë edhe verërat Stone Castle nga Rahoveci.

Duke marrë parasysh rrethanat, restoranti e ka dëshmuar vetveten si mjeshtër i përshtatjes dhe po shkëlqen me të vërtet në këtë botë të re të guximshme të ngrënies, shkruan gazeta.

Më tutje Elshani ka thënë se do të ketë edhe risi të tjera në restorant duke mos iu shmangur parimeve tona - shërbim i veçantë, ushqime të shijshme dhe ambient edhe më të rehatshëm dhe komod.

Ndryshe, d’Alba në gjirin e vetë ka kryesisht punëtorë shqiptarë të dëshmuar në fushën e gastronomisë. /Telegrafi/

d Alba Sept2021 26

d Alba Sept2021 24

d Alba Sept2021 33

131656926 199874415397667 5111208346002806204 n

163725966 199873205397788 5194119419503952557 n

166665257 199873198731122 2338795529097308733 n

171256146 199873208731121 174334714547962815 n

245095865 265323545519420 5050854351996047921 n

247420462 269593501759091 8499699145751844200 n

255407858 281416013910173 5644905352546001701 n

258607354 291467762904998 313036333806227809 n

261826701 293743446010763 7537307696181836186 n

263819006 295823539136087 4389054896834684814 n

264430832 299045135480594 6425959365130770260 n

270036809 311536084231499 185352966872281401 n

d Alba Sept2021 62 Large 1

d Alba Sept2021 65 Large

d Alba Sept2021 155

243540502 254883476563427 470035004373540598 n

244223179 257115526340222 5285858364912280386 n

250999558 278689580849483 293335808387890056 n

259152106 287187266666381 6627159601002070448 n

260172961 289630889755352 8648417557440641244 n

263157323 293152262736548 2841587644033310106 n

265942249 301240331927741 7951907294989269242 n

267768872 301907845194323 1965755645829637279 n

269713049 308061321245642 1599728367119690022 n

271212353 312880270763747 4992130680210510570 n