Restoranti “Portofino” i shqiptarit në City Island, oazë e shijes së ushqimeve të detit
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shqiptarë të shumtë dhe biznesmenë të suksesshëm që kanë restorantet e tyre.
Shkruan: Lumturie Bekaj
Fusha e gastronomisë është ajo që shqiptarët i bënë më të dalluar se komunitetet tjera që jetojnë në këtë shtet.
I gjithë suksesi i tyre ka vetëm një burim, e ai është dashuria e madhe për vendin e origjinës, që mbetet e pazëvendësueshme me asgjë tjetër, pavarësisht faktit se ku jeton, edhe nëse jetoj përtej Oqeanit Atlantik.
Kemi rastin më të freskët të një shqiptaro-amerikani, Mirsad Rugova, me prejardhje nga Rugova e Pejës, i lindur dhe rritur në Plavë të Gucisë, i cili njihet për restorantin e tij “Portofino”, një restorant ky komplet në zemër të City Island të New Yorkut, i kthyer plotësisht tashmë në oazën e shijes së ushqimeve nga më të ndryshme të detit dhe pak traditë shqiptare, ku shërbehet me ndershmëri në të gjitha kuptimet e saj.
Kur është fjala për gjetjen e vendit më të mirë për t’i dhënë vetes një rast serioz të të ushqyerit të freskët, dhe si duhet të kalohen disa orë të mrekullueshme, është restoranti “Portofino”, me pronar shqiptar, ai që të bënë të jesh pjesë e kësaj atmosfere, si familjare, e po ashtu edhe shoqërore.
Para mbërritjes së tij në Tokën e Premtuar në Amerikë, në gusht të vitit 1990 , në moshë 20 vjeçare, pa njohuritë e gjuhës angleze, Mirsadi në moshën 13 vjeçare kishte migruar në Gjermani për një jetë më të mirë.
Mirsadi në një bisedë për Telegrafin tregoi se pas disa vjetësh të qëndrimit në Gjermani, ai kishte zgjedhur Amerikën si mundësi më e mirë për të arritur sukses në jetën e tij.
Më të mbërritur në Tokën e Premtuar, ai tregoi se puna e tij e parë ishte enëlarës i pjatave, në restorantin ku ka filluar të punonte si fillestar.
“Punova 10 vjet në të njëjtin restorant. Ja nisa si enëlarës, kurse pas disa muajsh, fillova ne sallën e mysafirëve si ndihmës kamerier. Pas dy viteve pune, u bëra menaxherë i restorantit ku pronari ishte italian dhe ku i kishte gjithsejtë 12 punëtorë nga komuniteti italian dhe amerikan, kurse vetëm unë isha shqiptar. Përderisa në mesin e të gjithë atyre ai më zgjodhi dhe ma dha besimin që të më emëroj menaxher të restorantit. Aty punova për 10 vjet, përderisa pas 10 vjetëve punë në fund e bleva restorantin “Portofino”, tregon për Telegrafin Mirsad Rugova.
Ai tregoi edhe për vështirësitë që ka hasur për realizimin e këtij projekti të tillë, që sipas tij, ka pasur shumë sfida, por me punë është arritur suksesi ku është tash.
“Vështirë ka qenë shumë, por me punë dhe angazhim kemi arritur këtu ku jemi. Mund të them se edhe me traditë shqiptare e kemi pas tërë kohën nga të parët tanë, se më mikpritje të mirë, suksesi do të bëhet dhe do të realizohet”, tha ai.
Por, restoranti “Portofino”, ngjason më shumë si një muze në mes të detit, ku përball shihet qyteti i botës Manhattan, gjë për të cilët ai thotë se rruga deri tek suksesi ka qenë shumë e mundimshme.
“Restorantin e kam që 10 vjet, edhe pse mund të them më shumë përgjegjësi se kanë qenë vite jo të lehta, përkundrazi kanë qenë të vështira, por nuk do të dorëzohem asnjëherë, kurrë, sepse ne shqiptarët nuk dorëzohemi kollaj”, theksoi ai, duke shtuar se ëndrra e tij pak a shumë është bërë realitet.
Brenda këtij restoranti gjejmë një dekor të sofistikuar, të kompletuar, barin me të gjitha verërat e mundshme, me dysheme ashtu siç i ka hije një vendi buzë detit, me ballkon të mahnitshëm, me mure të zbukuruara me fotografi nga më të ndryshmet duke përfshirë edhe të klientëve më të famshëm të saj.
Po ashtu në këtë restorant gjendet edhe një sallë e ngrënies për raste të veçanta, që shërben si vendi i përsosur për të ngrënë me miqtë dhe familjen më të afërt.
Përpos shqiptarëve që janë vizitorët e rregullt të këtij restorantit tuaj, ka edhe vizitor të huaj që frekuentojnë këtë vend, duke përfshirë edhe figura të njohura të politikës, artit, të muzikës, dhe sportit.
“Në restorantin tim, vijnë të shumë vizitor, jo vetëm të zonës por edhe më gjerë. Po ashtu, restorantin tim e vizitojnë shpesh edhe emra të mëdhenj, si artist të famshëm dhe të njohur si Robert De Nero, Cazz Palminteri, Rian O’Neal, Jennifer Lopez, dhe shumë sportistë të njohur sikur Paul O’Neal, lojtar i njohur i NY Yankees, ish kryetar i Bronx-it, Adolfo Carion, kryetari i tashëm i Bronx-it, Diaz Zotri, dhe natyrisht Mark Gjonaj, këshilltari shqiptar në asamblenë e New Yorkut dhe shumë të tjerë.
“Megjithatë, edhe pse këtë janë njerëz të famshëm të artit, të politikës dhe sportistë, mua më ardhjen e tyre më së shumti më nderojnë shqiptarët , të cilët shpesh e vizitojnë restorantin tim”, tha ai për Telegrafin.
Mirsadi tregon se i është dashur kohë që restoranti i tij të jetë i veçuari i zonës ku ai jeton.
“Restoranti im është një vend i veçantë për këtë vend, pra në City Island. E gjithë kjo është arritur me ndihmën e shoqes sime Shkurta Rugova dhe fëmijëve të mi, të cilët edhe sot vazhdojnë të punojë shumë dhe të cilët më ndihmojnë shumë që t’i barazojë të gjitha obligimet financiare që kam”, tregon ai.
Përpos stilit të veçantë te restorantit, me dekorime të ndryshme, e veçanta është edhe menyja e restorantit, e cila është e pasur tamam me gatime tradicionale të detit.
“Dekorimin dhe menynë e restoranti e kam bërë vet, bashkë me vajzën time të madhe Ardita Rugova, e cila punon me mua dhe më ndihmon shumë. Ajo ka filluar të punoj me mua që kur ka pasur 11 vjeç e vazhdon deri me tash. Ajo e ka mësuar shumë mirë punën, dhe njëherit është edhe dora e ime e djathtë në këtë punë, e cila nuk është aspak e lehtë, sepse gjithmonë kërkon punë, përkushtim dhe angazhim në mënyrë që mysafirët të jenë të kënaqur më shërbimin dhe ushqimin”, tha ai, duke cekur se meny tradicionale shqiptare nuk posedon ende, por ka vetëm një lloj të ushqimit amerikan, e që ngjason në ushqim shqiptare, e ai ushqim quhet pulë shqiptare e djegës, e që shpesh, siç tha Mirsadi “e quajmë ushqim i djegës, siç janë të djegës shqiptarët”.
Përndryshe, ai theksoi për Telegrafin se tradita e restorantit të tij më ushqime të detit do të vazhdoj edhe me tutje, më së paku edhe për 10 vjet, ku pas këtyre viteve, synim ka kthimin në Kosovë.
Gjatë bisedës, nuk la pa u përmendur edhe thënia e famshme të F. Kennedy, në të cilën thuhet se “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju, por pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”.
“Mund ta them me përgjithësi të plotë se restorantin do të vazhdojë edhe më se paku 10 vjet, dhe pas kësaj kohe e kam ndërmend që të kthehem në Kosovë, me shpresë se deri në atë kohë situate do të përmirësohet dukshëm në të mirë të qytetarit”, tha ia.
Restoranti “Portofino”, është një biznes i ngushtë dhe familjar, i cili qëndron në mes të City Island dhe Manhattanit, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme në ngrënie midis familjes dhe miqve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje