LAJMI I FUNDIT:

Resorti francez i skive bëhet i pari në Evropë që ndalon duhanin edhe në natyrë

Resorti francez i skive bëhet i pari në Evropë që ndalon duhanin edhe në natyrë

Një vijë e kuqe mbi një cigare – simboli universal i ndalimit të pirjes së duhanit – do të jetë risija që do t’i pret entuziastët e skive nga e gjithë bota në fshatin e vogël Les Gets në Alpet Franceze.

Më 17 dhjetor, ndërsa terrenet e skive të Les Gets hapën dyert e veta për sezonin e dëborës, ai u bë gjithashtu resorti i parë i skive në Evropë që ndaloi duhanin në të gjithë zonën komunale – slogani i ri i fushatës, “Les Gets, territor pa bishta cigaresh”.

“Kanë kaluar vite që kur filluam të shpërndanim pajisje falas për shkundjen e cigareve dhe nuk ndryshoi asgjë sepse gjenim bishta cigaresh në fund të sezonit të skive”, tha Benjamin Mugnier, drejtor marketingu në Les Gets, raporton cnn.


“Pranverën e kaluar patëm një ditë pastrimi me 100 vullnetarë dhe pasi përshkruam një pjesë të madhe të malit, gjetëm 3000 bishta cigaresh”, shtoi ai.

Ishte ky moment kur ai vendosi të sugjeronte këtë vendim drastik – ndalimin e pirjes së duhanit. Policia bashkiake do të kryejë patrullime pranë pistave dhe ata që kapen duke pirë duhan mund të gjobiten.

Edhe pse kishte shqetësime se disa vizitorë mund të anulonin rezervimet e tyre ose të mos ktheheshin vitin e ardhshëm për shkak të ndalimit të duhanit, Mugnier tha se “nuk është ndonjë problem”.

Ndryshe, vendpushimet e skive jo duhanpirëse tashmë funksionojnë në pjesë të tjera të botës, si Japonia, Zelanda e Re dhe Kanadaja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori