LAJMI I FUNDIT:

Instituti i Gjeo-shkencave: Edhe të dielën borë në Shqipëri, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë vërshime në zonat urbane

Instituti i Gjeo-shkencave: Edhe të dielën borë në Shqipëri, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë vërshime në zonat urbane
Foto: Ilustrim

Reshjet e borës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor në Shqipëri.

Sipas Institutit të Gjeo-shkencave bëhet e ditur këto reshje do të vijojnë edhe të dielën në zonat verilindore, lindore dhe juglindore të Shqipërisë.


Tutje në njoftimin e Institutit bëhet e ditur se sot priten reshje mesatare në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata.

“Në qarqet Lezhë dhe Durrës priten reshje lokalisht mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas kësaj faqe shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

“Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Ishëm dhe Shkumbin. Në veri, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë bore.

Nesër (e diel, dt.21) në juglindje reshjet priten të jenë në formën e borës, ndërsa në pjesën tjetër të territorit nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Institutit.

Ndërkaq, temperaturat minimale dhe maksimale për të dielën pritet të arrijnë: në bregdet: 5 deri në 13 gradë Celsius, në vendet e ulëta: 3 deri në 12 gradë Celsius, në vendet malore: -4 deri në 2 gradë Celsius.

“Sot pasdite (e shtunë, dt.20) dhe nesër (e diel, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore në veri”, thuhet ndër të tjera në postimin e Institutit të Gjeo-shkencave në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori