Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Sipas një videoje nga RTK, bora e rënë në këtë zonë malore ka ndikuar në lëvizjen e automjeteve, ndërsa deri në këto momente nuk është vërejtur prania e mjeteve borëpastruese në rrugë.
Prevalla është një nga destinacionet më të frekuentuara malore gjatë sezonit dimëror, ndërsa reshjet e borës shpesh ndikojnë në kushtet e qarkullimit, sidomos në segmentet rrugore që lidhin zonën me qytetet përreth. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































