LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë të rrisë numrin e personelit shëndetësor në Onkologji

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë të rrisë numrin e personelit shëndetësor në Onkologji
Foto: Arkiv

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka prezantuar një draft-rezolutë për masat që duhet të ndërmerren nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Sipas kësaj draft-rezolute, Qeveria e Kosovës obligohet që sa më parë të sjellë në Ligjin e ri për Shëndetësi në Kuvend me anë të cilit do të rregullohet kontrollimi i rregullt me mamografi për gratë mbi 40-vjeç.


Organi më i lartë legjislativ, me kërkesë të deputetes Reshitaj pasditen e sotme ka mbajtur debat parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ajo tha se sektori i shëndetësisë që nga paslufta nuk është trajtuar me përkushtim në Kosovë dhe se nuk ka progres të mjaftueshëm.

Reshitaj para deputetëve ka paraqitur edhe draft-rezolutën, por që në mungesë kuorumi nuk është votuar.

“Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë veprimet e duhura për të rritur numrin e personelit shëndetësor dhe atij të mesëm në Klinikën e Onkologjisë, si dhe rritjen e hapësirave të sallave onkologjike. Qeveria e Kosovës të sigurojë buxhet për të pajisur me mamografë Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, si dhe të shtojë kapacitetet e personelit shëndetësorë pranë këtyre qendrave. Obligohet Qeveria e Kosovës që sa më parë të sjellë në kuvend Ligjin e ri për Shëndetësi me anë të cilit do të rregullohet kontrollimi i rregullt me mamografi për gratë mbi 40-vjeç”, tha ajo, transmeton KP.

Në bazë të kësaj projekt-rezolute, obligohet Ministria e Shëndetësisë të sigurojë mjaftueshëm medikamente për trajtimin e kancerit të gjirit, si dhe mjete për blerjen e protezave gjoksore dhe parukave.

Reshitaj ka kërkuar që grave të atakuara me kancer të gjirit t’u sigurohet transporti, pasi ato ballafaqohen edhe me lodhje fizike e psikike si pasojë e gjendjes shëndetësore. Po ashtu, ajo ka treguar edhe për numrin e të prekurve nga kjo sëmundje gjatë vitit 2020.

“Janë rreth 370 gra që janë diagnostikuar me kancer të gjirit vetëm gjatë vitit 2019 në Kosovë. Kurse gjatë këtij viti në Klinikën e Onkologjisë deri më tani kur po flasim janë paraqitur edhe 250 raste të tjera të reja. Nevojë për trajtim kanë me mijëra gra duke u bartur raste edhe nga vitet paraprake. Nga 370 gra të diagnostikuar, 340 prej tyre marrin kimioterapinë dhe rreth 80 për qind rrezatohen. Këtyre shifrave iu shtohen edhe numri i rasteve nga vitet e kaluara që përfundojnë me recedive dhe tastaza edhe në organe të tjera”, tha Reshitaj.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të investojë më shumë në shëndetësi, meqë sipas saj vendi ka kapacitet profesional.

“Sot nga kjo foltore e kuvendit, dua t’ju bëj ftesë të gjithëve të jemi zëri i bashkuar i të gjitha grave, por edhe burrave të prekur nga kanceri. Po ashtu dua të shpreh përgjegjësinë shoqërore e politike që kemi për trajtimin dhe mbështetjen e personave të prekur me këtë sëmundje. Janë një varg problemesh dhe nevojash që kanë gratë e prekura dhe ato që mbijetojnë nga kjo sëmundje e që kërkojnë trajtim të gjatë, madje me vite”, ka thënë Reshitaj.

Pas debatit parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren në luftën kundër kancerit të gjirit, Reshitaj ka ftuar deputetët që të votojnë këtë draft-rezolutë, por në mungesë kuorumi kjo është shtyrë për një ditë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori