LAJMI I FUNDIT:

Republikanët ia kthejnë shpinën Trumpit, votojnë për shfuqizimin e vetos së presidentit

Republikanët ia kthejnë shpinën Trumpit, votojnë për shfuqizimin e vetos së presidentit

Senati amerikan votoi për anulimin e vetos së presidentit, Donald Trump, i cili e vendosi mbi ligjin për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes prej 740 miliardë dollarësh.

Kjo është ndarja e parë e rëndësishme e republikanëve nga Trumpi, njëzet ditë para se të largohet nga detyra.


Trump, i cili u kthye në Uashington të enjten nga klubi i tij privat në Florida, rriti presionin mbi republikanët dhe kritikoi liderët e partisë për mos mbështetjen në rastin e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton cnbc.

Senati amerikan u ul në ditën e parë të vitit të ri, gjë që nuk është e zakonshme për pushime, transmeton Telegrafi.

Kjo ndodhi sepse republikanët – partia e presidentit, Donald Trump, ndërmorën hapa për të anuluar veton që vuri në paketën e madhe ligjore për mbrojtjen kombëtare.

Anëtarët republikanë të Kongresit zakonisht qëndruan pranë presidentit gjatë katër viteve të tij të trazuar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump vendos veto për projekt-ligjin rreth mbrojtjes
Lexo po ashtu Trump vendos veto për projekt-ligjin rreth mbrojtjes

Që nga dështimi për të fituar një mandat të dytë, Trump i ka kritikuar ashpër ata për mos mbështetjen e plotë të akuzave të tij të pakonfirmuara për mashtrim zgjedhor, si dhe për refuzimin e kërkesës së tij për të votuar për më shumë ndihmë financiare për ata që preken nga COVID-19 dhe për gatishmërinë për të rrëzuar veton e tij të Aktit të Mbrojtjes.

Senati me shumicë republikane u takua në mesditë për të votuar Aktin e Mbrojtjes Kombëtare 740 miliardë dollarësh, të cilin Trumpi e refuzoi të nënshkruajë sepse nuk shfuqizon disa mbrojtje ligjore për kompanitë e teknologjisë, raporton.

Senatorët do të mbajnë dy vota procedurale për të anuluar veton e Trumpit, pasi Dhoma e Përfaqësuesve, me një shumicë demokratike, e anuloi atë të hënën. Nëse ka vota të mjaftueshme për të hequr veton, Senati do të mbajë një votim të dytë procedural dhe më në fund të miratojë ligjin të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori