LAJMI I FUNDIT:

Republika Srpska – “Shtet” brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Srpska – “Shtet” brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Çfarë duhet të dihet për entitetin serb në Bosnjë-Hercegovinë – RS shënoi edhe një përvjetor të themelimit. Por kjo përcillet gjithnjë me kundërthënie të mëdha.

Republika Srpska është një nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës, i krijuar në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit për përfundimin e luftës në këtë vend.

Kjo Marrëveshje është arritur pas bisedimeve të gjata në SHBA mes ish-presidentëve të Bosnjë-Hercegovinës Alija Izetbegoviq, Serbisë Sllobodan Millosheviq dhe Kroacisë Franjo Tugjman.

Një gjeografi artificiale

Republika Srpska përbëhet nga dy pjesë të veçanta, të ndara nga Distrikti neutral Brçko në veri, i cili është një njësi administrative e veçantë brenda shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Distrikti Brçko u krijua pas përfundimit të luftës në vitin 1995, ndër të tjera, në mënyrë që serbët e Bosnjës të mos kishin asnjë territor të afërt që ndërlidhet me Serbinë.

RS dhe Federata

Së bashku me Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, Republika Srpska formon shtetin e Bosnjë-Hercegovinës (B-H), të cilin e përbëjnë popujt boshnjakë, kroatë dhe serb. Sipas Kushtetutës së vendit, shteti i B-H është përgjegjës për politikën e jashtme, tregtinë e jashtme, politikën doganore dhe monetare, çështjet e migracionit, zbatimin e ligjit ndërkombëtar, telekomunikacionin dhe sovranitetin e trafikut ajror. Që nga viti 2006, niveli shtetëror ka qenë gjithashtu përgjegjës për politikën e mbrojtjes. Të gjitha fushat e tjera i rregullojnë vetë subjektet.

Miqtë e RS

Bashkimi Evropian nuk vlerësohet shumë në RS të banuar me serbë. Moska dhe Rusia konsiderohen miqtë e tyre të vërtetë. Më 9 janar 2023, Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, i dha kreut të shtetit rus Vladimir Putin Urdhrin më të lartë të entitetit (që është edhe çmimi më i lartë i këtij entiteti). Për “kujdesin dhe dashurinë e tij patriotike” për RS, shkruhet në arsyetimin për çmimin e dhënë.

Në mënyrë simbolike, Putin mori medaljen në mungesë, ndërsa qëllimi i RS është “që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet”. Një provokim i rrezikshëm për B-H dhe Evropën.

Si është krijuar RS

Më 9 janar 1992, Asambleja e serbëve të Bosnjë-Hercegovinës e ka shpallur krijimin e Republikës Srpska “Republikën e Popullit Serb të Bosnjë-Hercegovinës”. Shpallja e RS-së konsiderohet si një nga shkaktarët e luftës në këtë vend, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 100.000 njerëz dhe janë shpërngulur me qindra mijëra të tjerë.

Spastrimet etnike

Krahas aktorëve të tjerë nacionalistë në të tri palët e luftës, lideri politik serb Radovan Karaxhiq, shefi i ushtrisë Ratko Mlladiq dhe kryetarja e parlamentit Biljana Pllavshiq kanë hyrë në historinë e këtij entiteti për spastrime etnike në këtë vend.

Dejtoni dhe ndihmësit e krijimit të RS

Politika e tyre e dëbimit dhe spastrimeve etnike u konfirmua me Marrëveshjen e Paqes të arritur në Dejton të SHBA të vitit 1995. Kjo Marrëveshje i dha fund luftës, por njohu “plaçkën territoriale të luftës” dhe krijimin e linjave ndarëse mes entiteteve me luftë. Me këtë Marrëveshje 49 për qind e B-H mbetet pjesë e RS nën kontrollin serb, ku jetojnë rreth 1,2 milion njerëz kryesisht serbë. Marrëveshja në Dejton është arritur me ndërmjetësimin ndërkombëtar mes presidentëve Izetbegoviq, Millosheviq dhe Tugjman.

Institucionet e RS

Republika Serbe e ka sistemin e saj politik me një legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të pavarur. Sipas kushtetutës së saj, Sarajeva është zyrtarisht kryeqyteti i RS. Por në fakt, Banja Luka ka qenë selia e qeverisë së RS që nga viti 1998.

Fantazmat e të shkuarës

Si një barrë e rëndë për “paqen e ftohtë” në B-H është çështja e kriminelëve të dënuar të luftës, e cila kaherë e përçan këtë vend, ende nën vëzhgimin ndërkombëtar. Në RS faktori ndërkombëtar nuk konsiderohet si i mirëseardhur, për shkak të insistimit në respektimin e integritetit territorial të vendit. RS nuk ka hequr dorë kurrë nga bashkimi me Serbinë, raporton dw.

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në B-H është aktualisht gjermani Christian Schmidt. Pak ditë më parë ai i kujtoi popullatës dhe elitës politike të RS se Karaxhiqi dhe Mlladiqi janë në burg si “autorët e gjenocidit”. Në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi ata janë denuar ndër të tjera edhe për gjenocid.

Identiteti nacional dhe fetar

Politika e tyre e dëbimit dhe spastrimeve etnike u konfirmua me Marrëveshjen e Paqes të arritur në Dejton të SHBA të vitit 1995. Kjo Marrëveshje i dha fund luftës, por njohu “plaçkën territoriale të luftës” dhe krijimin e linjave ndarëse mes entiteteve me luftë. Me këtë Marrëveshje 49 për qind e B-H mbetet pjesë e RS nën kontrollin serb, ku jetojnë rreth 1,2 milion njerëz kryesisht serbë. Marrëveshja në Dejton është arritur me ndërmjetësimin ndërkombëtar mes presidentëve Izetbegoviq, Millosheviq dhe Tugjman.

Dallimet etnike midis boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve janë praktikisht të vogla. Për shembull në emra dhe mbiemra, si dhe devijimet minimale në përdorimin e gjuhës boshnjake, kroate apo serbe. Por dallimet të qarta ka në përkatësinë fetare. Boshnjakët kanë prejardhje myslimane, kroatët janë të fesë katolike ndërsa serbët janë ortodoksë. Ndarja sipas kritereve kombëtare dhe fetare ka penguar prej vitesh edhe formimin e shtetit civil dhe shoqërisë civile. Në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, pothuajse të gjitha zyrat publike i nënshtrohen përfaqësimit proporcional etnik ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve. Përveç kësaj, personat që nuk e identifikojnë veten me një nga tre kombet përbërëse të shtetit përjashtohen nga mbajtja e posteve të caktuara politike.

Serbia e Vuçiqit dhe RS e Dodikut

I forti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk shkoi vetë por dërgoi djalin e tij Danilon më 9 janar 2023 për të shënuar përvjetorin e themelimit të RS. Një shenjë e mbështetjes politike të Beogradit për politikën e Milorad Dodikut për ndarje nga federata B-H. Por Vuçiqi vetë nuk vendoset në fokus të këtyre ideve. Lidhur me kërkesat e Dodikut dhe qarqeve nacionaliste në RS për shkëputje, ambasada amerikane në Sarajevë kumtoi në twitter se “Republika Serbe do të shkatërrojë veten dhe ata përreth saj nëse ndjek rrugën e pavarësisë”. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori