LAJMI I FUNDIT:

Reperi Metro Boomin vjen me “Heroes Version”, thyen rekorde pak ditë pas publikimit të albumit

Reperi Metro Boomin vjen me “Heroes Version”, thyen rekorde pak ditë pas publikimit të albumit
Foto: Getty Images

Metro Boomin ka nxjerrë versionin “Heroes” të albumit të tij të ri “Heroes&Villains” vetëm disa ditë pas publikimit të tij origjinal.

I publikuar në mesnatën e së hënës (5 dhjetor), versioni “Heroes” ka 30 këngë, i përbërë nga 15 këngët origjinale si dhe versionet instrumentale të secilës këngë.

Metro kishte ngacmuar më parë “dy anë” të albumit ndërsa zbuloi kopertinën e frymëzuar nga Pink Floyd për “Heroes&Villains” muajin e kaluar.


Albumi është i mbushur me yje përfshirë bashkëpunimet me: Future, Travis Scott, ASAP Rocky, The Weeknd, 21 Savage, Young Thug, Gunna, Chris Brown si dhe me të ndjerin TakeOff.

Projekti madhështor ka thyer rekorde shikueshmërie në platformat muzikore menjëherë pas publikimit.

“Heroes&Villains” po ashtu ka kryesuar në Billboard 200, duke i dhënë Metros suksesin e radhës për të qenë në krye të tabelës pas debutimit në vitin 2018 me “Not All Heroes Wear Capes”.

Albumi i ri i Metro Boomin

Duke folur për “All Heroes Ëear Capes”, Metro zbuloi në një intervistë të fundit me Ebro Darden të Apple Music se “Heroes&Villains” është pjesë e një trilogjie që filloi me albumin e tij të parë – dhe po, ka një pjesë të tretë në plane.

“Ky është i dyti nga një trilogji”, tha ai. “Unë do të shoh se si do të rrjedhë kjo, sepse unë me të vërtetë dua të xhiroj shumë video për këtë, dhe kam kushtuar shumë kohë në këtë pjesë të punës. Kështu që unë me të vërtetë dua ta zgjas atë, dhe jo vetëm të publikoj të tretin”.

Albumi i ri i Metro Boomin

Secila nga këngët po shënon suksese të mëdha, gjersa “Creepin” me The Weeknd e 21 Savage është renditur në vendin e shtatë ‘trending’ në botë . /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Kalo në kategori