Objekti i Teatrit Kombëtar të Kosovës tash e dy vite qëndron i mbyllur për shkak të renovimit që do të bëhet. Megjithatë, tani projekti është në fazën e fundit të prokurimit dhe pritet vetëm të dihet se cila kompani ka fituar tenderin.
Punimet janë planifikuar për të fillojnë nga muaji shtator i këtij viti, shkruan Telegrafi.
Drejtori i Teatrit, Kushtrim Mehmeti në një intervistë për Telegrafin, tha se ky rikonstruktim do të plotësojë kushtet për të qenë një teatër dinjitoz. Ai gjithashtu tregoi se kur pritet të fillojnë dhe të përfundojnë punimet në këtë objekt.

“Gjatë kësaj kohe që teatri është në rinovim është nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore sepse është një restaurim i ndërtesës së teatrit me disa ndërhyrje prej një aneksi që ka qenë prej vitit 1974. Kemi të drejtë me rikonstruktu një pjesë të saj dhe me ofrua një ndërtesë e cila ka me i plotësua kushtet për me pas një teatër kombëtar dinjitoz… Prej shtatorit do të jenë punimet dhe ato planifikohet që të zgjatin 18 muaj për shkak që është një rikonstruktim i plotë i skenës me një buxhet tepër të madh dhe me një ambient të cilin ne e kemi pa në projekt. Ka me qenë dinjitoz për Teatrin Kombëtar me salla përcjellëse, me zhveshtore e me ndryshim të komplet infrastrukturës teatrore”, tha ai.
E në mungesë të hapësirave në Teatrin Kombëtar, artistët po vazhdojnë punën e tyre në një hapësirë tjetër te Pallati i Rinisë, në të cilin kanë krijuar një amfiteatër të vogël.
“Momentalisht jemi duke punua në Pallatin e Rinisë në amfiteatrin tash të Teatrit kombëtar i cili gjithashtu ka pas një rinovim edhe te ulëset, te tepihu, të hapësirës, të ndriçimit, te një pjesë e madhe për me i ofrua kushtet, që deri sa të përfundon Teatri Kombëtar ne me pas një ambient që mundemi me ia ofrua shikuesit dhe mos me u ndalë puna e Teatrit Kombëtar”, tha ai.
Veç këtij amfiteatri, artistëve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Kulturës u është ofruar një hapësirë, e cila do të jetë një skenë e re që do t’i takojë Teatrit Kombëtar.
“Gjithashtu edhe Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Ministrinë e Kulturës, kanë ofrua edhe një pjesë një hapësirë edhe te sheshi 21, te ndërtesa e ish-Rilindjes. Shumë shpejtë do të fillojnë edhe aty punimet dhe do ta ketë edhe një skenë të vetën me 250 ulëse dhe me zyre përcjellëse hapësira përcjellëse. Në kohën kur është mbyllë teatri jemi kanë të gjithë të zhgënjyer, por tash teatri brenda një kohë shumë të shkurtë do të ketë tre hapësira të veta në Prishtinë”, u shpreh ai.
Meqë kur të përfundojnë punimet Teatri Kombëtare përveç objektit të vetë do të ketë edhe dy salla të cilat do të mund t’i shfrytëzojë, do të ofrohet mundësia që tetari të i’u ofrojë studentëve punë praktike që do t’i ndihmonte në zhvillimin e tyre.
“Prej vitit të kaluar kemi filluar me angazhime studentëve të Fakultetit të Artëve në shfaqjen e fundit “Kamarja e turpit” të tre asistentet kanë qenë nga Fakulteti i Arteve. Dhe kanë asistua për regjisorin Kushtrim Kuliqi gjithashtu një numër i aktorëve që kalon numër dyshifror kanë qenë të angazhuar prej Fakultetit të Arteve në Teatër Kombëtar dhe po na duhet një memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Arteve që të afrohemi më shumë dhe tu japim mundësi… po mendoj që workshope mundësi tjera për kuadrin deficitarë…”, përfundon ai.
Ndryshe, Teatri Kombëtar i Kosovës është institucioni kryesor i artit skenik në Kosovë i themeluar në vitin 1945. Në ketë teatër janë shfaqur më shumë se 400 premiera të cilat janë shikuar nga më shumë se 3 milionë shikues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Amber, Jozi e G Bani në krah të Gjestit me rikthimin në Big Brother VIP

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e eliminuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe