Rennes ka shkaktuar befasi në Ligue 1, për të triumfuar ndaj Paris Saint-Germain, në kuadër të xhiros së 22-të.

Edhe pse mysafirët dominuan plotësisht, Rennes arriti fitore me rezultat bindës 3-1.


Mousa Tamari me një gol të bukur nga distanca shënoi për ta zhbllokuar epërsinë (34’).

PSG-ja krijoi disa aksione të bukura në pjesën e dytë por që dështuan t’i finalizojnë.

Kur askush s’e priste në skenë doli Esteban Lepaul që shënoi me kokë pas harkimit të Syzmanskit (69’).

Vetëm tre minuta më vonë, PSG-ja dha shenja jete për të ngushtuar përmes Ousmane Dembele (72’).

Mysafirët kishin rastin e artë për ta barazuar rezultatin por Gonçalo Ramos dështoi nga afërsia.

Kur PSG-ja po sulmonte, Rennes zhvilloi një kundëraksion ku Breel Embolo realizoi nga afërsia pas asistimit të Blas për ta vulosur fitoren (81’).

Kësisoj, PSG-ja qëndron në krye me 51 ndërsa Rennes ngjitën në vendin e pestë me 34 sosh./Telegrafi

telegrafi sport app