LAJMI I FUNDIT:

Rënie e çmimeve të SSD-ve

Rënie e çmimeve të SSD-ve

Shtëpia analitike DRAMeXchange mendon se deri kah fundi i këtij viti çmimet e SSD-ve më në fund do të duhej të binin në nivelet e pranueshme. Sipas analizave të tyre, çmimet e SSD-ve gjatë gjysmës së dytë të këtij viti do të bien nën një dollarë për gigabajt hapësirë, që do të duhej të tërheq interesimin e numrit më të madh të blerësve.

Rënia e çmimeve pritet të ndodhë pasi që në prodhimin masiv të shkojnë NAND çipat e prodhuar në procesin prej 19- dhe 20-nanometrave, ndërsa popullarizimin do ta nxisin edhe prodhuesit e ultraportativëve me implementimin e SSD-ve në kompjuterët e tyre në vend të disqeve hibride. Rritja e dukshme e pritur e përfaqësimit të ultrabookëve në treg nga çereku i tretë i vitit patjetër se do të nxis kërkesën për SSD-të si dhe prodhimin e tyre, e kompanitë e shumta janë duke zhvilluar edhe zgjidhjet e reja me kosto më të ulët të shpenzimit, siç është rasti me King Crest SSD-në të Intelit me MLC NAND çipat 20-nanometërsh dhe TLC NAND zgjidhjet nga OCZ. /Telegrafi/