Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e lirisë së medias dhe 20 vende më poshtë se vitin e kaluar mund të jetë tronditës për dikë, por jo për këdo.
Si është e mundur që fqinji ynë lindor, Maqedonia, renditet në vendin e 57 dhe Shqipëria në vendin e 107?!
Një koleg nga Shkupi që njeh po aq mirë edhe problemet e medias në Shqipëri më thotë: “Këtu nëse bëhet një gabim nga qeveria ndaj medias, kërkohet ndjesë e merren masa dhe … këtu mediat e mëdha nuk janë borizanë të qeverisë”.
Çfarë ndodhi që jemi 20 vende më poshtë?
Nëse prej vitesh (2018) qeveria vërtit një projektligj që u kritikua edhe nga Komisioni i Venecias dhe asnjëherë nuk e bën të qartë nëse ka hequr dorë përfundimisht apo e ka ende në sirtar, atëherë ky është një fakt që nuk flet mirë për lirinë e medias.
Nëse ka incidente ndaj gazetarëve dhe asnjëherë nuk merret masë, le më të kërkohet ndjesë, kjo sjellje nuk çon në përmirësimin e renditjes. (Më kujtohet ndërkohë një skenë e paharrueshme nga 8 janari, kur një kameraman mbi makinën e TV po xhironte protestën në selinë e PD-së dhe uji me presion nga ana e policisë drejtohej ndaj tij a thua se ishte shënjestra për t’u argëtuar).
Nëse vepron me shpejtësi rrufe për të zëvendësuar bordin e transmetuesit publik, me kandidatë në thyerje të kritereve ligjore e le më të balancës politike, kjo sigurisht reflektohet dhe mbahet shënim.
Nëse institucionet që duhet të jenë në shërbim të publikut dhe industrisë së medias kthehen në servis të qeverisë, mos prit të të duartrokasin për këtë arritje madhore.
Nëse gjatë vitit vihet re se stacionet televizive kryesorë bien një pas një në dorë të klientelës së qeverisë, kjo natyrshëm që nuk ka lidhje me lirinë e shtypit. Nëse në Shqipëri gjen televizione të mëdha pro qeverisë, por e ke të vështirë të gjesh media të madhe pro opozitës, kjo flet për lirinë e zgjedhjes që kanë pronarët e medias, por jo për lirinë e gazetarëve.
Nëse ke një ligj shumë të mirë për informimin e publikut me dokumente zyrtare, por zbatimi i tij vjen duke u përkeqësuar, në teori do të marrësh notë maksimale, ndërsa në praktikë notë jokaluese.
Nëse gazetari kritike/hulumtuese në Shqipëri bëhet vetëm nga media që financohen nga donatorët, nuk ka se si kjo të llogaritet në favor të mjedisit të shëndetshëm të të bërit gazetari cilësore.
Nëse investigimet e gazetarëve nuk merren parasysh nga politika dhe sistemi i drejtësisë, por gazetarët bullizohen apo etiketohen si kazan, atëherë gjasat janë që renditja të vijë duke u përkeqësuar.
Nëse tendenca është për të shmangur median, për t’u bërë vetë media, për të bërë propagandë nga mëngjesi në mëngjes dhe për të kontrolluar mesazhin duke centralizuar në maksimum informacionin, mund të marrësh mijëra e qindra mijëra “like” dhe komente pozitivë në “Facebook”, por kjo nuk ka lidhje me lirinë e medias.
Nëse zgjedhjet, kurdo bëhen ato, raportohen nga partitë dhe jo nga media, kjo do të thotë se media nuk është e lirë.
Nuk mund të kesh media të lirë në kushtet e frikës, pasigurisë dhe korrupsionit. Një media e lirë do të thotë që gazetari dhe redaktori i marrin vendimet vetëm bazuar mbi ndërgjegjen e tyre profesionale dhe jo nga celulari.
Nëse në media nuk gjen kritikë dhe hulumtime, por vetëm propagandë të miksuar me “kacafytje” “debati” të formatit dy-tre këtej dhe dy-tre andej, do të thotë se ke garantuar spektaklin, por jo domosdoshmërisht shëndetin e pushtetit të katërt. Pushteti i katërt është qeni roje, dhe jo zagari (qeni gjuetisë) apo qeni zbavitës i shtëpisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite