LAJMI I FUNDIT:

Rëndohet pozita për Beqajn, SPAK pranon kërkesën për rikualifikimin e veprës penale

Rëndohet pozita për Beqajn, SPAK pranon kërkesën për rikualifikimin e veprës penale

Gjykata e Posaçme GJKKO kërkoi rëndimin e pozitës për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

Gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të rikualifikonte akuzën për Ilir Beqajn, ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Dy prokurorët e SPAK Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili e kanë pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake për ndryshim të akuzës për Beqajn, Rrapajn dhe Rrjepajn dhe avokatët kanë kërkuar kohë deri në 9 janar për të bërë mbrojtjen.


SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori