Viti që e lamë pas ka sjell shumë befasi në boks, por që më të mirët janë shpërblyer.

Në fillim të vitit 2019, Deontay Wilder dhe Tyson Fury e zhvilluan përballjen që zgjati 12 raunde, por që nuk kishim fitues.


Të dy boksierët u pajtuan më vonë që të kenë një rimeç e që është vendosur të zhvillohet më 22 shkurt të vitit 2020.

wilderi Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Të dy boksierët nga ajo kohë nuk kanë pësuar humbje dhe po kërkojnë që të jenë më në formë për rimeçin që do ta zhvillojnë në këtë vit.

Nga ana tjetër, më 1 qershor të vitit që lamë pas, Anthony Joshua humbi titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO nga Andy Ruiz që shihej se nuk kishte asnjë shans ndaj britanikut.

Joshua Ruiz Jr Momenti i rrëzimit të parë të Joshuas nga Ruiz Jr (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Meksikano-amerikani e rrëzoi fillimisht AJ në raundin e tretë, për të pësuar më pas nga një rrëzim i tillë që ia shkaktoi britaniku.

Por, e gjitha përfundoi në raundin e shtatë, atëherë edhe kur Ruiz e nokautoi Joshuan për t'i marrë titujt e kampionit të botës.

Mirëpo, dyshja më pas u pajtuan që ta zhvillojnë një rimeç më 7 dhjetor të vitit që lamë pas, derisa britaniku i riktheu të gjithë titujt në brezin e tij, falë fitores me pikë ndaj meksikanit.

Anthony Joshua 4 breza 1 e1575807301100 Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

E kur jemi te më të mirët e të gjitha kategorive pa marrë parasysh ku garojnë ata, ka disa befasi në rang listë:

1= Canelo Alvarez

Kategoria: Peshat e mesme

Rekordi: 53 fitore, 1 barazim dhe një humbje - nga 53 fitore, 35 i nga me nokaut

Titujt: Kampion në WBA Super Middleweight

canelo alvarez belts 091518 getty ftrjpg 5txd6aupgc1y13i9lt21gx5fg

2= Vasiliy Lomachenko

Kategoria: Peshat e lehta

Rekordi: 14(fitore) 1(humbje), 10 Kos (nokaut)

Titujt: WBA, WBO Lightweight

3= Errol Spence Jr

Kategoria: Peshat e mesme e lehtë

Rekordi: 25-0, 21 KOs

Titujt: WBC, IBF Welterweight

4= Terence Crawford

Kategoria: Peshat e mesme e lehtë

Rekordi: 36-0, 27 KOs

Titujt: WBO Welterweight

5= Naoya Inoue

Kategoria: Kategoria shumë e lehtë

Rekordi: 19-0, 16 KOs

Titujt: WBA, IBF Bantamweight

6= Oleksandr Usyk

Kategoria: Peshat e rënda

Rekordi: 17-0, 13 KOs

Titujt: Nuk ka

GettyImages 1060087610 Oleksandr Usyk (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

7= Manny Pacquiao

Kategoria: Peshat e mesme e lehtë

Rekordi: 62-7-2, 39 KOs

Titujt: WBA Super Welterweight

Manny Pacquiao Manny Pacquiao (Foto: Christian Petersen/Getty Images/Guliver)

8= Juan Francisco Estrada

Kategoria: Peshat super të lehta

Rekordi: 40-3, 27 KOs

Titujt: WBC Super Flyweight

9= Gennady Golovkin

Kategoria: Peshat e mesme

Rekordi: 40-1-1, 35 KOs

Titujt: IBO, IBF Middleweight

10= Deontay Wilder

Kategoria: Peshat e rënda

Rekordi: 42-0-1 (41 KOs)

Titujt: WBC Heavyweight. /Telegrafi/

GettyImages 1189687690 e1574582046139 Deontay Wilder. (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app