LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia e pedikyrit mjekësor

Rëndësia e pedikyrit mjekësor

Për shumë njerëz, mendimi për të shijuar një pedikyr mjekësor profesional ngjallë imazhe për këmbë të përkryera dhe një ditë çlodhëse

Mirjeta Shtufi
Estetiste
Qendra estetike-dermatologjike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407


Kushdo që e ka provuar ndonjëherë një seancë vërtetë profesionale kupton përfitimet që mund të sigurojë ky lloj shërbimi për thonjtë dhe këmbët tuaja.

Thonjtë të shëndetshëm

Thonjtë tuaj do të jenë gjithmonë të shëndetshëm nëse mirëmbahen me gjatësinë e duhur.

Prerja profesionale mund të ju ndihmoj të shmangni problemet serioze të thonjve.

Hidratimi i këmbëve

Kujdesi profesional i këmbëve përfshin heqjen e lëkurës së vdekur dhe largimin e kallove (formacioneve të forta nën lëkurë) dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Me pedikyr të rregullt mjekësor ju mund të parandaloni problemet e infeksioneve të kërpudhave dhe mykozës.

Profesionistët mund t’i zbulojnë këto çështje në faza të hershme, në mënyrë që të mund t’i trajtoni ato pa kaluar në gjendje serioze.

Një pedikyr mjekësor profesional ju bën të ndiheni të bukur dhe të jetoni shëndetshëm. /Telegrafi/