LAJMI I FUNDIT:

Remenski: Pensionistët nuk e morën rritjen reale të pensionit personal

Remenski: Pensionistët nuk e morën rritjen reale të pensionit personal

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski sot në konferencën për shtyp informoi se me miratimin linear të pensioneve që janë zbatuar në vitin 2014, 2015 dhe 2016, përafërsisht 300.000 pensionistët nuk e morën rritjen reale të pensionit personal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk u tregohet pensionistëve se me ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor që i bënë në tetor të vitit 2015, të njëjtit ato e vendosën jashtë fuqisë obligimin ligjor të shtetit për miratim të pensioneve dy herë në vit, më 1 janar dhe më 1 korrik të këtij viti. Me këto ndryshime u vendos kusht që miratimi i pensioneve të bëhet njëherë në vitin 2016 në vlerë prej 5 për qind në mënyrë lineare për të gjithë shfrytëzuesit e pensionit në vlerë të barabartë dhe me atë me pagesën e pensionit të shtatorit në tetor të vitit 2016”, tha Tashevska-Remenski.


Por, në korrik të vitit 2016, ashtu siç tha ajo për Tv21, e ndryshuan edhe këtë dhe konfirmuan se miratimi i pensioneve në vend se me pensionin e shtatorit, do të bëhet me pagesën e nëntorit të pensioneve në dhjetor të vitit 2016, që ishte prezantuar si dhuratë partiake për pensionistët, ndërsa jo si obligim ligjor.

Sipas saj, pensionet dhe fondi pensional janë plagë e hapur e shoqërisë së Maqedonisë. Ajo potencon se e drejta e pensionit nuk është dhuratë nga shteti sepse pensioni llogaritet nga pagat e realizuara të çdo siguruesi dhe stazhi i realizuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale

Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori